Antentat anëtarit të Camorras, vritet 77-vjeçari Antonio Volpe

17 Mars 2021, 11:16| Përditesimi: 17 Mars 2021, 11:21

  • Share

Antonio Volpe, 77-vjeçar, anëtar i bandës mafioze Camorra, është vrarë në një pritë që iu bë në Napoli, njofton policia italiane.

Sipas policisë, Volpe është vrarë nga një breshëri plumbash të lëshuara nga një person që po lëvizte me motor dhe dyshohet se ky i fundit është vrasës me pagesë.

Ai ishte një këshilltar i lartë i klaneve Baratto-Bianco-Volpe dhe ai ishte kunati i Antonio Bianco, që besohet të ketë qenë një bashkëpunëtor i dy vëllezërve që drejtojnë familjen Baratto.

Vrasja e Volpe mund të jetë pjesë e një lufte të re, tha policia.

Ai konsiderohej një person mjaft i njohur për mafien napolitane dhe ndërmjetës në shumë mosmarrëveshje. Kujtojmë se Volpes iu bë pritë edhe në vitin 2005, por asokohe ai arriti t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ora 16:12
(Video) Momentet e para pas ekzekutimit të anëtarit të “Camorra-s”

Mediat italiane publikojnë pamjet e rënda të vrasjes së anëtarit të banës mafioze në Itali “Camorra”, 77-vjeçarit Antonio Volpe.

Në videon e publikuar nga mediat italiane,  mund të shihet trupi i viktimës i shtrirë në tokë. Volpe u ekzekutua me breshëri plumbash nga një vrasës me pagesë, që lëviste në një motoçikletë në Fuorigrota të Napolit.

Në vitin 2005 kishin tentuar për ta vrarë, por pa ndonjë sukses, ndërsa sulmi i mbrëmshëm ka qenë fatal për të.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?