Ansambli i muzikës së dhomës “Bellini” koncert në Apoloni, instrumentistët italianë dhuruan momente magjike

4 Shtator 2023, 15:20| Përditesimi: 4 Shtator 2023, 16:44

  • Share

Instrumentistët italianë të Teatrit “Massimo Bellini” të Katanjës kanë dhuruar momente magjike për spektatoret në Apoloni.

Ata interpretuan muzikë të kompozitorëve të njohur italianë, që janë bërë kolona zanore të filmave, si Ennio Morricone, Nicola Piovani, Stelvio Cipriani, Riz Ortolani etj.

Koncerti klasik u zhvillua në ambientet antike të Parkut Arkiologjik të Apolonisë  edhe për nder të ditës së shënjtërimit të Nënë Terezës.

"E kam pritur dhe kerkuar nje vend si ky dhe eshte momenti i duhur në kohën  duhur që përket edhe me ditën e shënjtërimit të Nënë Terezës. Kam qënë disa herë ktu dhe kjo është arsyeja pse jam rikthyer sonte ktu me këtë koncert. Një vend i mrekullueshëm”, tha Iva Palmieri konsulle në Vlorë.

“Teatri Bellini është ndër më të medhenjtë në Itali dhe ka dhënë koncerte anekënd botës. Repertori i sotëm është me kolonat zanore të kompozitorëve të njohur italianë që kanë bërë historinë e muzikës”, u shpreh Giovanni Cultera, Përgjegjësi i Teatrit “Massimo Bellini”.

Teatri “Bellini” vijon turneun në Shqipëri me koncert në teatrin "Zihni Sako" të Gjirokastrës mbrëmjen e 4 shtatori dhe më 5 shtator në Teatrin Petro Marko të Vlorës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?