Anoreksia nervore 6 herë më vdekjeprurëse te meshkujt sesa tek femrat

3 Mars, 12:27| Përditesimi: 3 Mars, 12:29

  • Share

Anoreksia është një çrregullim ndaj ushqimit që çon në humbje peshe.

Ky çrregullim prek si meshkujt ashtu edhe femrat, por meshkujt e prekur kanë një shkallë vdekshmërie gjashtë herë më të lartë se ajo e popullatës së përgjithshme, thotë një studim i ri i botuar në Gazetën e Shoqatës Mjekësore Kanadeze.

Sëmundja tek meshkujt

Studiuesit identifikuan pesë fakte të rëndësishme që ata besojnë se janë të rëndësishme të dihen për anoreksinë nervore tek meshkujt: Deri në 0.3% e meshkujve diagnostikohen me anoreksi nervore. Kështu, njohuritë e dobëta të shëndetit mendor dhe stereotipet(klasat) gjinore reduktojnë sjelljet e kërkimit të ndihmës dhe çojnë në vonesa në trajtim dhe rezultate më të dobëta.

Grupet më të rrezikuara

Disa adoleshentë meshkuj janë më të rrezikuar se të tjerët, veçanërisht atletët që marrin pjesë në sporte të përqendruara te trupi dhe forca si çiklizmi, vrapimi dhe mundja. Shqyrtimi i qëllimeve dhe sjelljeve për forcimin e muskujve është i rëndësishëm për vlerësimin e anoreksisë nervore; Ndryshimet në dietë, stërvitja e tepërt dhe përdorimi i suplementeve dhe steroideve anabolike(produkte që merren aritificialisht  për të përmirësuar performancën sporive)janë shenja të mundshme paralajmëruese. 

Komplikimet tek meshkujt

Komplikimet e sëmundjes mund të jenë kërcënuese për jetën dhe përfshijnë shenja të paqëndrueshme jetësorë si : rrahje të zemrës më të ngadalta se normalja, anomali të elektroliteve (kripëra që i marrim me anë të ushqimit).Një  vizitë mjekësore si ekzaminimi fizik dhe analizat e gjakut ndihmojnë në identifikimin e problemeve që keni dhe më pas të trajtoheni.

"Shumica e adoleshentëve meshkuj që vuajnë nga anoreksia nervore - përfundojnë autorët e studimit - mund të trajtohen në qendra ambulatore me terapi familjare dhe monitorim të vazhdueshëm mjekësor. Megjithatë, disa adoleshentë mund të kenë nevojë për trajtim spitalor".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?