Albin Kurti

Ankthi i Lirisë!

30 Korrik 2023, 19:00| Përditesimi: 30 Korrik 2023, 19:02

  • Share

Më vjen shumë keq për fjalën e Lirë, por Gjakova nuk është në Serbi! Fjala e Lirë duhet të jetë e vërtetë! Përndryshe, fjala e Lirë - por e pavërtetë, është pallavër dhe të çon në robëri!

Ku ke parë ti këso Lirie që e mohon shtetin e vet!

Edhe nëse krejt bota çohen në këmbë dhe thonë se është normale që pronari i një media kombëtare shqiptare e konsideron veten gjakovar i Serbisë, e Kosovën - Serbi - ne nuk bën të pranojmë që Kosova është Serbi, se nuk është.

Nëse ia bëjmë qejfin një milioneri dhe plus me paret tona ia paguajmë qejfin që të jetë media e Serbisë, dalngadalë, duke i konsideruar shkeljet kushtetuese si gabime teknike - një ditë mund të bëhet 'normale' që Kosova të konsiderohet e Serbisë!

Është tragjedi e madhe që Kosova t'i nënshtrohet parapëlqimit të një tregtari që preferon të jetë shtetas i Serbisë. Le të jetë. Ji i Serbisë, ji ti i kujtdo që ta do zemra, por jo në emrin e Lirisë së fjalës ta mohosh shtetin e Kosovës.

Të isha gazetare e Klanit, e para do të largohesha nga një pronar që Kosovën e konsideron Serbi.

Sot Klan Kosovën po e mbrojnë veç gazetarët e saj, e pronari po hesht.

- Dil zotëri e trego çka dreqi ke nuk e ndryshon shtetësinë!

Unë prita se për një muaj do të bëhesh i Kosovës!

P.S. Liria e tepërt është robëri. (P

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?