Ankorohet në Durrës, superjahti gjerman i miliarderit kinez! Furnizohet me 600 mijë litra naftë (VIDEO)

14 Mars, 10:43| Përditesimi: 14 Mars, 11:42

  • Share

Është ankoruar në portin e Durrësit “MY GOLDEN ODYSSEY", superjahti gjerman, ndër të rrallët e llojit të tij.

Me një gjatësi prej afro 124 metrash, jahti luksoz u ankorua të mërkurën, 14 mars 2024 për t’u furnizuar me 600 000 litra naftë. Furnizim i cili i sjell arkës së shtetit 240 000 USD, ose 22,736,472 lekë.

Superjahti i përket një pronari miliarder kinez.

Mjetet e mëdha lundruese turistike do i shohim më shpesh këtë vit në Portin e Durrësit. Për periudhën janar-dhjetor 2023, këto mjete i sollën arkës së shtetit më shumë se 1 miliardë lekë të ardhura.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?