Griselda Gjikolaj

Ankimoi vendimin e gjykatës nga arratia pasi u dënua me burgim përjetë sepse vrau 17-vjeçaren në Laprakë, gjykata e Apelit s'pranon ankimimin e të riut

14 Shkurt 2022, 17:11| Përditesimi: 14 Shkurt 2022, 17:33

  • Share

Gjykata e Apelit nuk ka pranuar ankimimin e Robert Përpajat, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e 17-vjeçares Griselda Gjikolajt në 28 dhjetor të vitit 2018, pasi avokati M.I nuk legjitimohet të ushtrojë ankim në emër dhe për llogari të këtij të pandehuri.

Përpepaj, i cili është në kërkim dhe dënimi i është dhënë në mungesë, kërkonte ndryshim të veprës penale nga 'vrasje në rrethana cilësuese' në 'vrasje nga pakujdesia', përmes së cilës është dënuar nga shkalla e parë.

Gjykata e Tiranës ka dënuar me burgim të përjetshëm Robert Përpepaj, i cili vrau 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj. Ndërkohë, Ronald Muzhaqi është dënuar me 23 vite burgim. Robert Perpepaj është në kërkim dhe Muzhaqi i arrestuar.

Në dosjen e prokurorisë hidhej dritë mbi motivet e vrasjes së 17-vjeçares, Griselda Gjikolaj dhe plagosjen e Erjon Bengaj. Referuar dokumentit zyrtar, rezultonte se e mitura është qëlluar me dy plumba në kokë, nga i dyshuari Robert Perpepaj, i cili prej disa kohësh e përndiqte sistematikisht dhe ishte kthyer në shqetësim për të. Vajza, thuhet në dosje se i ka rrëfyer të fejuarit të saj Samir H., shqetësimet që po i sillte Roberti duke i kërkuar ta mbronte prej tij.

10 ditë përpara ngjarjes, i fejuari i 17-vjeçares dhe shoku i tij Erjon Benga, u konfliktuan në Laprakë me të shumëkërkuarin 19-vjeçarin Përpepaj. Benga i ka kërkuar atij që të mos e ngacmonte Griseldën, por Përpepaj i është përgjigj se “është çun e mund të ngacmojë çdo vajzë”. Në debat e sipër Erion Benga, e ka qëlluar me shpullë të riun me origjinë nga Tropoja. Prej atij momenti Roberti nuk është bërë i gjallë, deri mbrëmjen e 26 dhjetorit kur edhe ndodhi krimi i rëndë, duke tentuar të vrasë Saimir.H, por në fakt plumbat e drejtuara në makinën e tij kanë vrarë 17-vjeçaren Griselda Gjikolaj dhe kanë plagosur rëndë personin tjetër në makinë Erion Begën.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?