Ankimohet tenderi për ndërtimin e Aeroportit të Vlorës 2 ditë para mbylljes së garës! Fituesi rrezikon të mos shpallet në janar 2021

24 Dhjetor 2020, 08:38| Përditesimi: 24 Dhjetor 2020, 14:27

  • Share

Dy ditë përpara se të mbyllej zyrtarisht gara ndërkombëtare për të marrë me Koncesion/ PPP ndërtimin e aeroportit të Vlorës, tenderi është ankimuar pranë Komisionit të Prokurimit Publik.

Një nga 2 kompanitë fituese (Global Technical Mecanics) të koncesionit për ndërtimin e Aeroportit të Kukësit, ka ankimuar tenderin më 21 dhjetor të këtij viti ndërkohë që gara mbyllej zyrtarisht më datë 23 dhjetor pas një shtyrje 9 mujore për shkak të pandemisë.

Ky ankimim do të zgjasë edhe procedurën tenderuese, pasi Komisioni i Vlerësimit të Ofertave nuk mund të shqyrtojë asnjë nga ofertat e bëra pa u shpallur vendimi i Komisionit të Prokurimit Publik lidhur me ankimimin.

Praktikisht ky ankimim do të zgjasë në kohë edhe shpalljen e fituesit që ishte parashikuar të bëhej i ditur në mes të muajit janar 2021.

Në ditën e rihapjes së tenderit Ministrja Belinda Balluku tha se pas mbylljes së garës do duheshin dy javë për të shpallur ofertën fituese.

Arsyet e ankimit të tenderit nuk janë bërë të ditura, por shkak mund të jenë bërë kriteret e vendosura në tender.

Gara për këtë projekt u hap në dhjetor të vitit 2019, por si pasoje e pandemisë fituesi nuk u shpall në pranverë të 2020 sic pritej pasi gara u pezullua për tu rihapur në nje moment kur aktiviteti i kompanive ajrore ishte përmirësuar.

Koncesioni do të zgjasë 35 vite ndërsa vlera e projektit është parashikuar të arrij në 88.6 mln euro.

E.M.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • BENI: 26/12/2020 17:44

    VLORA ,,SARANDA,KORCA,,SHKODRA,,,DUHET TE KENE AEROPORTET E TYRE SA ME SHPEJT QE TE JETE E MUNDUR,,,EDI RAMA TE GJITHA INVESTIMET DUHET TE DREJTOHEN NE BUJQESI E TURIZEM,,SEPSE KEMI KLIMEN,,DETIN,MALET,,USHQIMIN TE SHKELQYER,,,....POR CDO INVESTIM NE BREGDET DUHET TE BEHET ME PROJEKTE TE BUKURA.....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?