Politikë

Ankimimi i PS dhe PD për fletën e votimit të 25 prillit, KAS hedh shortin, zgjidhen relatorët

2 Prill 2021, 09:27| Përditesimi: 2 Prill 2021, 15:08

  • Share

Partia Socialiste dhe Partia Demokratike ankimojnë në KAS fletën e votimit të 25 prillit.

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka hedhur shortin dhe relator për ankesën e PS për fletën e votimit është caktuar anëtari Koli Bele. PS është kundër modelit me emrat e kandidateve pasi e duan me numra, pasi sipas tyre ndërlikon fletën dhe bën konfuz votuesin.

Edhe Partia Demokratike ka paraqitur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën ankimore për fletën. Ndonëse fleta e votimit në përmbajtje është sipas kërkesave të demokratëve, pra me emra, PD tashmë kërkon që ajo të mos jetë në formatin horizontal, por vertikal. Relator për shqyrtimin e kësaj kërkese është caktuar Ledio Braho.

Në vijim pritet që KAS të japë një vendim nëse do të rrëzojë ose jo ankesat e PS dhe PD për këtë fletë votimi. 

Në fletën e miratuar është janë të shënuar emrat e kandidatëve për deputetë dhe jo me numra. Vendimi është marrë në mbledhjen e djeshme ku kryekomisioneri Ilirjan Celibash.

Fleta do të jetë në përmasat. 29.7. X 60, do të jetë me emra dhe do të jetë fletë votimi horizontale. Madhësia e fletës do të jetë e njëjtë për çdo qark, si në Tiranë që numrin më të madh të kandidatëve, ashtu edhe në Kukës, apo qarqet e tjera më të vogla. Ajo që ndryshon është madhësia e shkrimit. Pra, emrat në kryeqytet janë me germa më të vogla për shkak se janë 36 kandidatë.

 

Ora 13:52
Fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit, pas PS e ankimon edhe PD

Partia Demokratike ka paraqitur në Komisionin e Ankimeve dhe Sanksioneve kërkesën ankimore për të fletën e votimit të miratuar ditën e djeshme nga KQZ.

Ndonëse fleta e votimit në përmbajtje është sipas kërkesave të demokratëve, pra me emra, PD tashmë kërkon që ajo të mos jetë në formatin horizontal, por vertikal.

Relator për shqyrtimin e kësaj kërkese me anë të shortit të hedhur mesditën e sotme është caktuar Ledio Braho.

Mbrëmjen e djeshme edhe socialistët ankimuan fletën e votimit, duke kërkuar që kandidatët të identifikohen me numra. Në lidhje me këtë kërkesë, relatori u përzgjodh sot Koli Bele.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?