Seanca në Kolegj Zgjedhor

Një tjetër gjykatë rrëzon Berishën, Kolegji Zgjedhor ‘e përjashton’ përfundimisht nga zgjedhjet! Lë në fuqi vendimin e regjistrimit të PD me Alibeajn

27 Mars 2023, 14:50| Përditesimi: 27 Mars 2023, 18:10

  • Share

Kolegji Zgjedhor ka shuar përfundimisht shpresën e Sali Berishës për t’u regjistruar në zgjedhjet lokale të 14 majit me logon e Partisë Demokratikesi kryetar i kësaj force politike. Vendimi u mor gjatë seancës së sotme të kolegjit që përfundoi rreth orës 17:00.

Përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj ka kërkuar pranimin e kërkesë padisë së Berishës, ndërsa përfaqësuesi i PD-së zyrtare, Indrit Sefa tha se nuk mund të bëhet pranimi i një kërkese të tillë pasi është ilegjitime.

Vendimi i marrë nga Kolegji Zgjedhor ditën e sotme nuk mund të ankimohet.

Më herët Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka rrëzuar 2 herë Sali Berishën. Fillimisht duke mos pranuar apelimin që Berisha bëri ndaj vendimit të KQZ për ta mos regjistruar si kryetar të PD-së në zgjedhjet lokale. Vendimi i dytë për rrëzimin e Berishës u mor në 23 mars, kur KAS rrëzoi kërkesën e Berishës për të mos pranuar regjistrimin e PD-së me Alibeajn si kryetar.

Me rrëzimin përfundimtar të kërkesave të Berishës, tashmë Alibeaj do jetë i qetë për të përfaqësuar PD-në zyrtare me emrin e tij në fletën e votimit duke qenë se ditën e sotme është afati i fundit për dorëzimin e listave me kandidatë për këshilltarë bashkiakë dhe kandidatë për kryetarë të bashkive. 

Në 16 mars, Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve vendosi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje lokale me Enkelejd Alibeajn si kryetar, ndërsa u vendos gjithashtu që deklarata e solemne, të dorëzohet nga ky i fundit si kryetar i komanduar.

Në këtë mënyrë Berisha mbetet pa parti për zgjedhjet e 14 majit, duke i lënë si mundësi të vetme për regjistrimin e kandidatëve të tij, koalicionin me Metën, ku parti kryesore e koalicionit do të jetë Partia e Lirisë. Më pas PBDNJ dhe LDK. 

Ditën e sotme, PD ka zyrtarizuar 16 emra për të garuar në 16 bashki të vendit, ndërkohë që ka bërë me dije vendimin e marrë se në Durrës, Elbasan dhe Tiranë nuk do të nxjerrin kandidatë për kryetarë bashkie duke i lënë ‘rrugën e hapur’ garës të kandidatëve të  'Rithemelimit' Luçiano Boçi, Bardh Spahia dhe Igli Cara në përballjet e tyre me kandidatët socialistë Gentjan Llatja, Benet Beci dhe Emirjana Sako. 

 

Ora 17:07
Zgjedhjet e 14 majit, Berisha rrëzohet përfundimisht edhe me vendim të Kolegjit Zgjedhor

1679921563_Screenshot3.jpg

Kolegji Zgjedhor ka rrëzuar përfundimisht kërkesën e Sali Berishës për t’u regjistruar si kryetar i Partisë Demokratike në zgjedhjet lokale të 14 majit,

Më herët kërkesa u rrëzua nga Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Ndërsa Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka njohur Enkelejd Alibeajn si kryetar të komanduar të Partisë Demokratike.

Ora 15:22
Kërkojnë që Kolegji të njohë Berishën kryetar të PD, gafa e përfaqësuesit të Rithemelimit, nuk di datën kur ish-kryeministri u zgjodh në krye të 'Foltores'

 

Teksa kërkon që Kolegji Zgjedhor të njohë Berishën si kryetar të Partisë Demokratike, përfaqësuesi i Rithemelimit, Ledio Nuraj ka bërë një gafë teksa gjatë fjalës së tij e ka cilësuar Sali Berishën të zgjedhur si kryetar në datë 18 janar.

Ndërkohë që në të vërtetë Berisha u zgjodh në krye të Rithemelimit në datë 22 maj pas zgjedhjeve të mbajtura.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbërori: 27/03/2023 20:40

    Gjykata të krimit të organizuar, Shqipëria sot ështé turpi i turpit në mes të Europës sepse këtu zbatohet ligget serboruse në pritur se Putini do i del fitues në Ukrain . Ky ështé Edvin shkjau shqipfolës Maga kriminel ordiner

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?