Mark Rutte dhe Rexhep Tajip Erdogan

Ankaraja do të mbështesë kryeministrin holandez Rutte në garën për Sekretar të Përgjithshëm të NATO-s

29 Prill, 19:50| Përditesimi: 29 Prill, 19:59

  • Share

Turqia u ka bërë të ditur anëtarëve të tjerë të NATO-s se do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte si Sekretar i ri i Përgjithshëm i Aleancës Atlantike.

Lajmi është bërë i ditur televizioni shtetëror turk Trt. Të premten e kaluar Rutte shkoi në Stamboll ku pati një takim me Presidentin Rexhep Tajip Erdogan.

Gjatë takimit, kryeministri holandez e cilësoi Ankaranë si një "aleat vendimtar" në NATO, si dhe vlerësoi rolin e kreut të shtetit turk në përpjekjen për të gjetur një zgjidhje për konfliktet në Ukrainë dhe në Gaza.

Shefi aktual i NATO-s, Jens Stoltenberg, i cili ka qenë në krye të aleancës më të madhe ushtarake në botë që nga viti 2014, është afër fundit të mandatit të tij ndërsa gjetja e një pasardhësi është urgjente veçanërisht në një kohë kur sfidat gjeopolitike janë të mëdha.

Një sërë emrash të tjerë janë përfolur për të zënë vendin e Stoltenberg si kryeministrja e Estonisë Kaja Kallas, Ministri i Jashtëm letonez Krisjanis Karins dhe Presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Kjo e fundit shprehu dëshirën e saj për një mandat të dytë në punën e saj aktuale, por Rutte është deri tani pretendenti kryesor për të qenë shefi i ri i NATO-s.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?