Ankandi u anulua nga autoriteti i konkurencës, por Vllazninë e mërzit edhe barazimi me Kukësin

9 Mars 2021, 12:58| Përditesimi: 9 Mars 2021, 15:26

  • Share

Ankandi për shitjen e klubit të futbollit Vllaznia duhej të mbyllej sot me 9 mars, por ai është shtyrë për shkak të ankesave të disa prej të interesuarve. Konkretisht të Almiro Gurakuqit, i cili u bë shkak që Autoriteti i Konkurencës të ndërhynte për kriteret e shitjes, që janë të paragjykuara si favorizuese për subjekte të caktuara. Shtyerjen e ankandit e ka konfirmuar edhe sponsori aktual i klubit Alban Xhaferri:

Alban Xhaferri, Sponsor i Vllaznisë : “Unë si pjesmarrës në ankand jam njoftuar nga bashkia se do të ketë një shtyerje.”

Ndërkohë përsa i përket barazimit pa gola të Vllaznisë me Kukësin, ndeshja e cila u luajt të hënën, trajneri i shkodranëve Thomas Brdaric, thotë se skuadra la dy pikë, ndërsa veçon se ishin më lart se kundërshtarët.

Thomas Brdaric, trajner i Vllaznisë: “Kemi patur shumë mundësi për shënim, por jam i kënaqur nga paraqitja e lojtarëve. Ishim më superior se Kukësi, por rezultati është ai që është.”

Në krahun tjetër Mirel Josa, trajneri i Kukësit, e cilësoi 90 minutëshin si me shumë tension, pasi Vllaznia kërkonte me çdo kusht fitoren.

Mirel Josa, trajner i Kukësit: “Unë nuk mund të them se rezultati më i drejtë është barazimi, pasi loja varet nga episode. Siç mund të kishim shënuar ne mund të kishte shënuar edhe Vllaznia. Ishte një ndeshje me tension, sidomos nga krahu i Vllaznisë që kërkonte fitoren me patjetër për t’ju shkëputur kundërshtarëve dhe për t’ia dalë pas kaq shumë kohësh. Gjithsesi edhe ne donim tre pikët për të gjetur stabilitetin si skuadër.”

Pas 23 javësh kampionat Vllaznia udhëheq kampionatin me 1 pikë më shumë se Teuta dhe Laçi ndjekës, ndërsa Kukësi vijon në vendin e gjashtë me 31 pikë.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e Shqipërisë për Europianin, a jeni dakord me zgjedhjet e Sylvinhos?