Biznesmeni Almiro Gurakuqi dhe kryetarja e bashkisë Voltana Ademi

Kronikë

Ankandi për shitjen e Vllaznisë, kandidati për president padit në SPAK, Voltana Ademin

14 Korrik 2021, 22:18| Përditesimi: 14 Korrik 2021, 20:43

  • Share

SHKODËR- Kandidati për president i klubit të Vllaznisë, Almiro Gurakuqi, ka paditur në SPAK kryetaren e bashkisë së Shkodrës, Voltana Ademin, për 'shpërdorim detyre'.

Gurakuqi pasi bëri ofertë për të blerë klubin e kuq e blu, anëtarët e Njësisë së Ankandit vendosën ta skualifikon për parregullësi në dokumenta.

Këtë vendim Gurakuqi, vendosi që ta ankimonte në Komisionin e Konkurrencës dhe fitoi gjyqin me Bashkinë Shkodër duke qenë i rregullt me dokumentat. Në padinë e ngritur nga bizensemeni Gurakuqi thuhet se janë të bindur se nga të kallëzuarit janë konsumuar elementë të veprës penale,

'Në kallëzim kemi marrë pjesë si ofertues në ankandin e zhvilluar në datën 19.5.2021 janë skualifikuar nga kjo procedurë ankandi. Kundër këtij vendimi kemi bërë ankimim në KPP, duke parashtraur edhe shkaqet përkatëse. Ne do të ndjekim rrugën administrative të ankimit dhe atë gjyqësore po që nevoja, por krahas saj po paraqesim edhe këtë kallëzim penal pasi jemi të bindur se nga të kallëzuarit janë konsumuar elementë të veprës penale. Në kënvështirimin tonë, veprime e Ademit së bashku me veprimet e anëtarëve të Njësisë së Ankandit, vendimet e marra prej tyre, përbëjnë veprime që konsumojnë veprat penale 'Shpërdorimit të detyrës'.'- thuhet në padi.

Padia e ngritur nga Almiro Gurakuqi

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?