Anila Lisus

Anija 'Lissus' e Forcës Detare niset me mision në detin Mesdhe, si pjesë e operacioneve të NATO-s

9 Mars 2023, 11:08| Përditesimi: 9 Mars 2023, 15:46

  • Share

Anija “Lissus” dhe një ekip efektivësh të Forcës Detare do të jetë pjesë e operacioneve të përqendruara (FOCOPS) të NATO-s, në Detin Mesdhe. Në ceremoninë e përcjelljes së ekuipazhit, zv.Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA gjeneral major Manushaqe Shehu u shpreh se me këtë mision, “Forca Detare rikthehet të kontribuojë si faktor i rritjes së sigurisë detare, pas një angazhimi të suksesshëm 3 vjeçar nga viti 2016-2019, në aktivitetin e NATO-s Sea

Guardian në detin Egje, ku bëri të mundur dhënien e ndihmës mbi 1800 personave, në rrezik për jetën”.

“Ky është një tregues i qartë për rolin e Shqipërisë si një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon dhe më gjerë. Ndryshe nga misioni i kryer në vitin 2016-2019 në detin Egje, që kishte karakter humanitar, kjo është hera e parë që Forca jonë Detare angazhohet në një operacion të mirëfilltë të rritjes së sigurisë detare”, u shpreh gjeneral major Manushaqe Shehu. 

Më tej në fjalën e saj, Shefja e Shtabit të Përgjithshëm të FA u shpreh e bindur se efektivi i anijes do të tregojë profesionalizëm, përkushtim dhe korrektësi gjatë kryerjes së detyrave. 

Në ceremoninë e përcjelljes së trupave morën pjesë edhe komandantë të forcave të ndryshme.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?