EURO 2024/ Reteguin nuk mjafton! Anglia nuk e diskuton fitoren! ‘3 luanët’ mundin mes 3 golave Italinë në Napoli

23 Mars 2023, 22:49| Përditesimi: 24 Mars 2023, 13:05

  • Share

ITALI- Anglia nuk e ka diskutuar fitoren përballë Italisë, në këtë ndeshje të vlefshme për kualifikueset e Euro 2024. Ndonëse me një lojtar mangët, pasi Luke Shaë u ndëshkua me karton të kuq, kjo nuk i pengoi “3 luanët” të marrin 3 pikë mjaft të rëndësishme për ecurinë në kampionat.

Mjaftuan 13 minuta lojë dhe Declan Rice arriti të gjejë rrjetën. Sikur të mos mjaftonte, Harry Kane në minutën e 44 shënoi golin e avantazhit duke i dhënë qetësi anglezëve në lojën e tyre.

Në pjesën e dytë të takimit, italianët dolën më të karikuar nga dhomat e zhveshjesh dhe ishin në kërkim të fitores. Reteguin nuk fali para portës dhe arriti që të shënonte golin e parë pas asistit perfekt të Pelegrinit. Megjithatë, pavarësisht golit të Reteguin si debutues në minutën e 56, Italia nuk arriti të merrte një fitore.

Si përfundim, ajo u mposht 1-2 nga anglezët.

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?