Anglia në finalen e U-21 me 'tripletë' kundër Izraelit, Spanja shkatërron Ukrainën! Finale pa favoritë

6 Korrik 2023, 10:23| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 14:55

  • Share

Dy gjysmëfinalet e Europianit të 21-vjeçarëve janë mbyllur pa shumë histori. Anglia ka mposhtur 3-0 Izraelin në një përballje të dominuar nga fillimi në fund, që e nisi duke gabuar një penallti të ekzekutuar nga Gibbs-Ëhite. Megjithatë mesfushori i Nottingham do ta korigjonte gabimin në fundin e pjesës së parë, duke zhbllokuar shifrat dhe duke i dhënë ‘tre luanëve’ epërsinë.

Një epërsi që në pjesën e dytë do dyfishohej fillimisht nga Palmer, ndërsa në fundin e kohës së rregullt Archer do realizonte një gol të bukur nga brenda zonës për të vulosur shifrat përfundimtare. Një fitore e cila i jep Anglisë mundësinë të luajë në finalen e Gjeorgjisë kundër Spanjës.

‘La Roha’ e 21-vjeçarëve nga ana tjetër shpërtalloi 5-1 Ukrainën që për më tepër realizoi e para. Pas golit të Bondarenkos po brenda pjesës së parë Spanja përmbysi shifrat në 2-1 falë golave të Ruiz dhe Sancet. Fraksioni i dytë i lojës do të kthehej në spektakël nga iberikët, të cilët falë supergolave të realizuar nga Blanco, Oroz dhe Gomez bënë që Ukraina të kapitullonte pa kushte.

Finalja Spanjë-Angli do të luhet të shtunën në Gjeorgji në orën 18:00, mes dy skuadrave ku asnjëra nuk shihet si favorite.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?