Anglia U-21 me trofeun e kampionit

Anglia kampione e Europës pas 39 vitesh

10 Korrik 2023, 11:05
  • Share

21-vjeçarët e Anglisë u shpallën kampionë të Europës në futboll. Fitorja 1-0 kundër Spanjës në Batumi të Gjeorgjisë i dha trofeun e tretë kontinental përfaqësueses angleze U-21.

Portieri James Trafford ishte heroi për Anglinë, pasi pritja e penalltisë nga ia në minutën e 98-të pa U-21 e Anglisë të fitonte titullin e tyre të parë evropian pas 39 vitesh.

Gardiani i Man City, i cili e kaloi sezonin e kaluar si i huazuar te Bolton, priti goditjen nga pika e penalltisë ndaj Abel Ruizit, me stolin e "Tre Luanëve" që u fut në fushë.

Goli i Curtis Jones në minutat shtesë të pjesës së parë ishte vendimtar. Spanjollët dhee pse u përpoqën të shënonin hasën në barrikadën e ngritur nga portieri James Trafford.

UEFA shpalli sulmuesin anglez Anthony Gordon si Lojtarin e Turneut, pasi u paraqit gjatë të gjithë kohës në nivel të lartë. Anglia U21 kishte fituar 2 titujt e parë Europian në 1982 dhe 1984.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?