Harry Kane

Anglia/ Heroi Kane luftë deri në minutën e fundit

19 Qershor 2018, 12:59| Përditesimi: 19 Qershor 2018, 13:36

  • Share

Herri Kane bëri krenar Anglinë me dy golat e tij të parë në një turne për “Tre Luanët”, i cili i siguroi tri pikë skuadrës në ndeshjen e parë të grupit. Anglia mposhti Tunizinë me rezultatin 2-1. Kane përmbysi rezultatin duke shënuar në minutën 91 golin e avantazhit. Harry është shprehur që përveç lojtarëve, një meritë e madhe i takon dhe trajnerit sepse kanë marrëdhënie shumë të mira me të dhe harmonia në skuadër është fantastike.

Është një rezultat shumë i rëndësishëm. Jam shumë krenar për djemtë. Ishte e fortë. Luajtëm shumë mirë, veçanërisht në pjesën e parë dhe mund të kishim shënuar më shumë gola. Por, nuk u dorëzuam. Është një Botëror dhe luftohet deri në sekondën e fundit. Jam shumë i lumtur.

Harry Kane

Më pas komenton ndeshjen:

Kemi një marrëdhënie të shkëlqyer me trajnerin dhe është fantastike që e tregojmë këtë në fushë. Do të ngjitemi në avion të lumtur sot.

Harry Kane

Mund të kishim pasur edhe disa penallti, veçanërisht po të shohim atë që u akordua në favor të tyre. Kishte disa episode në goditjet e këndit ku ata na mbanin me duar dhe nuk na linin të lëviznim. Ndoshta u bë drejtësia me atë gol në shtyllën e dytë në fund. Ky është futbolli dhe ky është arbitri. Po ne treguam karakter të madh, duke e përballuar. Jam me të vërtetë krenar. Bëmë një punë shumë të mirë në stërvitje dhe kjo u shfaq në fushë. I lamë nervat dhe emocionet jashtë lojës

Harry Kane

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?