Foto ilustruese

Angli/ U fsheh pa shkurreve që t'i ikte policisë, shqiptari kapet në 'shtëpinë e barit', dënohet me 3 vite burg

2 Gusht 2022, 09:29| Përditesimi: 2 Gusht 2022, 09:43

  • Share

Një 'shtëpi bari' në të cilën ndodheshin më shumë se 600 bimë është zbuluar në Angli. Gjatë operacionit u arrit të kapej një shqiptar, i cili kujdesej për bimët e kanabisit.

Mediat britanike raportojnë se Aurel Cahani, personi i cili u gjet në fermë, kishte shkuar në Angli 3 vite më parë, dhe të cilit ishte ofruar punë në ndërtim. Cahani paguhej nga trafikantët 1000 £ në muaj për rolin që kishte në kujdesin dhe mirëmbajtjen e fermës.

Kur kishte mbërritur në Angli ai kishte hasur vështirësi për të gjetur punë dhe teksa  po  kërkonte punë kishte takuar një person, i cili më pas i kishte ofruar dhe punën në fermën kanabisit. Në këtë mënyrë, ai lëvizi për Leicester ku filloi edhe punë në 'shtëpinë e barit' për të mirëmbajtur bimët. Kur oficerët e policisë së Leicestershire bastisën godinën, gjetën edhe shqiptarin i cili u arrestua pas tentativës për t’iu arratisur policisë.

Aurel Cahani u vendos në pranga pak minuta më vonë i fshehur në disa shkurre afër fermës së kanabisit. Sipas dosjes së prokurorisë, kanabisi i gjetur në shtëpinë e barit kishte një vlerë prej 300 mijë paund.

Ai u dënua me 30 muaj burg dhe pas përfundimit të dënimit do të deportohet në Shqipëri.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?