Altin Bushati

Angli/ Sulmoi dhe përdhunoi 2 gra në mënyrë të vazhdueshme,13 vite burg për shqiptarin 42-vjeçar

14 Shkurt 2020, 17:09| Përditesimi: 14 Shkurt 2020, 17:15

  • Share

ANGLI- Një  42-vjeçar shqiptar është burgosur për 13 vite, pas dhunës dhe sulmit seksual të dy grave të ndryshme.

Altin Bushati nga Pennymead, Harlow në Angli u ushtronte grave sulme të zgjatura dhe të dhunshme, duke i detyruar ato të kryenin marrëdhënie seksuale me të.

Të dy sulmet u zhvilluan në Harlow, i pari në korrik 2016 dhe i dyti 12 muaj më vonë.

Ai u arrestua në 7 korrik të vitit 2017.

Pas një hetimi të gjerë dhe të plotë ai u akuzua në shtator 2019 dhe me gjithë mohimin e akuzave, u shpall fajtor.

Bushati u shpall fajtor për katër akuza për përdhunim, dy akuza sulmi dhe një akuzë sulmi seksual.

Ai u burgos për gjithsej 13 vite dhe do të deportohet pas dënimit të tij.

"Sulmet kanë patur një ndikim psikologjik mbi viktimat e tij dhe unë dua t'i lavdëroj ata për guximin që ata kanë treguar gjatë hetimit dhe gjyqit", është shprehur një nga pjesëtarët në gjyq.

Komento

Komente

  • Mili: 14/02/2020 18:35

    Tani atje ku do e dergojne 13 vjet rondelja hapur. Nuk ka me keq kur burgosesh për kete pune, burgaxhinjte do e derrmojne tani!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?