Leonard Farruku

Angli/ Shqiptari u vetëvra në azil, Home Office nuk jep sqarime për familjarët

10 Mars, 20:00| Përditesimi: 10 Mars, 20:07

  • Share

Zyra e Home Office në Mbretërinë e Bashkuar ka zbuluar se nuk informon familjarët në rast se ndonjë azil kërkues humb jetën në qendrat e saj pasi nuk do të ngarkojë gjendjen psikologjike të tyre.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur kanë ndodhur 176 vdekje që nga 2020 në kampet e azil kërkuesve dhe kur rastet e vetëvrasjeve janë rritur ndjeshëm. Home Office ka konfirmuar  se jep më pak informacion për detajet e vdekjeve të tyre se sa më parë.

Këto raste përfshijnë edhe shqiptarin Leonard Farruku i cili vrau veten në dhjetor 2023 në anijen Bibby Stockholm. Familjarët e tij kanë thënë për The Guardian se zyra e Home Office nuk i ka informuar ata për vdekjen e të ndjerit.

Drejtoresha e Inquest, Deborah Coles, e cila është në krye të një shoqate bamirëse për dhënien e ekspertizave për rastet e vdekjeve që lidhen me Anglinë dhe Uellsin tha se zyra e Home Office tregon një përbuzje të plotë për njerëzit që vdesin nën administrimin e tyre si dhe për familjarët e tyre.

‘Ka një mospërfillje për përgjegjësinë e tyre ligjore dhe morale’, shprehet ajo.

Ndërsa një zyrtar i Home Office shprehet se çdo vdekje në ambientet e azileve është tragjike dhe do të jetë gjithmonë subjekt i investigimeve nga policia. Nga ana tjetër ai shton se familjarët e të ndjerit do të kontaktohen nga autoritetet relevante.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Emi: 10/03/2024 20:11

    Populli shqiptare ka mete jetim. Pre 1992

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?