George Asllani

Angli/ Shqiptari në burg pasi qëlloi nipin e ish-gruas, pretendoi se ishte urdhëruar nga mafia dhe "Komandanti"

29 Shkurt, 18:21| Përditesimi: 29 Shkurt, 18:27

  • Share

Një shqiptar në Britani është burgour pasi qëlloi nipin e ish-gruas. George Asllani, 59 vjeç akuzohet se ka shkaktuar dëmtime serioze ndaj jetës dhe për mbajtje të armëve në sulmin e ndodhur në Waltham Cross, Herthfordshire në qershor 2022. Asllani pretendon se një person i quajtur “Komandanti” e ka urdhëruar të marrë përgjegjësi dhe të qëllojë.

Gjykata e dënoi me 13 vite burg. Asllani shkoi me makinë tek një shtëpi në Trinity Lane, Waltham Cross ku nipi i ish-gruas dhe i vëllai po punonin. Më pas, ai hapi zjarr ndaj nipit të ish-gruas dy herë duke e plagosur.

Ky i fundit në dëshmi pretendon se tyta iu drejtua në fytyrë por ngriti dorën e majtë dhe më pas pa vetëm tym të bardhë. Një plumb kaloi dorën tejpërtej, ndërsa tjetri mbeti tek dora e majtë. Ai mbeti duke luftuar përtokë, ndërsa një nga kolegët e tij erdhi dhe e mbajti Asllanin derisa erdhi policia në vendngjarje.

Prokurori i çështjes Stefan Weidmann i tha Gjykatës së Kurorës së Shën Albanit: Agresori ka qenë i martuar më parë me tezen e viktimës. Marëdhënia përfundoi, por mllefi vijoi. Ka një referencë për një pronë në Shqipëri. Viktima i tha gjykatës se ka vuajtur shumë dhe i është dashur të bëjë shumë operacione.

Asllani më pas dha një deklaratë të çuditshme, pasi deklaroi se ka qenë i kërcënuar nga mafia dhe që një burrë misterioz “Komandanti” e ka urdhëruar të marrë përgjegjësi.

Avokati i mbrojtjes u shpreh se klienti i tij, që ka punuar si pllakashtrues, ka pasur një karakter të mirë në Mbretërinë e Bashkuar.

Gjykatësja Lana Wood dha një “background” të çështjes se duket si një “grindje mes teje dhe ish-gruas tënde”.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?