Pamje nga fabrika në flakë

Angli/ Shqiptari 43-vjeçar, babai i tre fëmijëve digjet i gjallë brenda fabrikës me kanabis (EMRI+FOTO)

9 Qershor 2020, 17:24| Përditesimi: 9 Qershor 2020, 17:47

  • Share

ANGLI- Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën nga një zjarr që përfshiu fabrikën e kanabisit në Angli, ndërsa kolegu i tij 20-vjeçar mundi të mbijetonte.

Sipas mediave të huaja, ata ishin bllokuar brenda fabrikës pasi mori flakë, por 43-vjeçari humbi jetën për shkak të plagëve të marra, ndërsa 20-vjeçari mundi të mbijetonte dhe aktualisht është larguar edhe nga spitali, pasi mori ndihmën mjekësore.

Margaritis Xhindi quhet viktima, babai tre fëmijëve që mbeti i vdekur nga zjarri në fabrikën e kanabisit. "Margariti ishte një djalë i dashur, vëlla dhe baba i mrekullueshëm i tre fëmijëve. Ai kishte punuar shumë shumë në jetën e tij për të siguruar familjen e tij. "Margariti ka prekur zemrat e të gjithëve që e njohën atë dhe ne jemi shkatërruar nga një lajm i trishtuar", janë shprehur të afërmit.

Një zëdhënës i Policisë West Midlands tha se  besonin se të dy burrat ishin trafikuar në Mbretërinë e Bashkuar nga jashtë dhe ishin duke u mbajtur kundër vullnetit të tyre. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e të enjtes, më 4 qershor, në një fabrikë në Brierley Hill. Për arsye ende të paqarta, fabrika ku rritej dhe përpunohej kanabisi mori flakë bashkë me dy shqiptarët brenda. 

Viktima Margaritis Xhindi

Komento

Komente

  • refugjati: 09/06/2020 18:41

    u bene shqiptaret si kinezet.mbahen mbyll nga padronet kunder deshires se tyre deri sa te shlyejne borxhin qe kane shpenzuar kontrabandistet per ti cuar atje. ngushellime familjes e shpresoj qe ligji anglez te pakten te burgosi kontrabandistset e te demshperbleje familjen e te ndjerit

    Përgjigju
  • Kafsha: 09/06/2020 18:39

    Tere jorgjete e jorgjerise pasi morene pasaporta të jorgjerise iu ngjitene Anglise si pleshti dhe na nxorene namin. A ka ndonje të punoje me pune të ndershme mo?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?