Oltjon Gjura, Raymond Cooper dhe Jimmy Tang

Angli/ Burg për 3 transportuesit e kokainës me vlerë 1 milionë £, mes tyre edhe shqiptari 32-vjeçar (FOTO+EMRAT)

6 Shkurt 2020, 16:30| Përditesimi: 6 Shkurt 2020, 16:43

  • Share

ANGLI- Tre persona janë burgosur, mes tyre edhe një shqiptar, të cilët ishin pjesë e komploti që tregotonin kokainë me vlerë 1 milionë paund.

Sipas mediave të huaja, Jimmy Tang dhe Raymond Cooper, nga Southend, së bashku me Oltjon Gjura nga Londra janë burgosur në një total prej 14 vitesh.

Burrat u kapën në gusht të vitit të kaluar në mes të një transporti të kokainës me një kolonë.

Më 24 gusht, Tang u takua me Cooper, i cili ishte në furgonin e tij në ”Flemming Ave”, Leigh të Anglisë dhe shkëmbeu qesen e tij, para se të dy burrat të hipnin në kolonë.

Pak kohë më vonë, Gjura mbërriti në një makinë tip VW Golf dhe Tang shkëmbeu çantën e gjelbër me Gjurën.

Foto nga çanta

Të tre u arrestuan në vendin e ngjarjes.

Oficerët gjetën 33 mijë paund të gatshme në çantën e gjelbër në makinën e Gjurës, së bashku me një kilogram kokainë dhe një telefon celular.

Paratë cash u zbuluan në furgonin e Cooper-it dhe një kilogram kokainë u kap nga qesja që mbante Tang.

Një kontroll nga oficerët e adresës së shtëpisë së Gjurës në Barnet zbuloi shtatë blloqe kokainë prej një kilogram, pesë prej të cilave ishin fshehur në një furrë që duhej të çmontohej për t'i tërhequr ato.

Dy të tjerët ishin pas një paneli në kuzhinë.

Oficerët gjithashtu morën rreth 22 mijë para të gatshme të fshehura në sobë dhe një makinë paketimi me vakum.

Në pronën e Tang në Leigh, u gjetën dy bllok blloqe kokaine si dhe 4 mijë paund dhe një vulosës për nxehtësinë vakum, që përdorej për të paketuar kokainën.

Në kontrollin e adresës së Cooper në Southend, oficerët sekuestruan 3 mijë paund dhe dy telefona celular.

Në total, kokaina u zbulua se vlente më shumë se 1 milionë paund dhe 95 mijë paund  para të gatshme.

Tregtarët u kapën si pjesë e një hetimi nga Agjensia Kombëtare e Krimit dhe Partneriteti i Krimit të Organizuar të Shërbimit të Policisë Metropolitane.

Tang, 50 vjeç, nga London Road, Leigh, i cili njihet edhe si Wai Choi Tang, Cooper, 27 vjeç, i Rochford Road, Southend, dhe Gjura, 32 vjeç, nga “Windmill Hill”, Londër, pranuan komplotin.

Ata u paraqitën në Gjykatën e Kurorës Basildon dhe u dënuan me katër vite e tetë muaj, katër vite dhe gjashtë vjet burg respektivisht.

"Ky konfiskim i një sasie të konsiderueshme të kokainës ka nxitur shfrytëzimin dhe dhunën. Ne do të vazhdojmë të synojmë prishjen e rrjeteve kriminale të përfshira në trajtimin e drogës për t'i bërë rrugët tona më të sigurta dhe rezultati i sotëm tregon se çfarë do të ndodhë nëse mendoni se mund të anashkaloni ligjin”, tha Matt McMillan, menaxher i Operacioneve për Partneritetin e Krimit të Organizuar.

Foto nga kokaina

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?