Kokaina e sekuestruar

Angli/ Arrestohen dy shqiptarë, trafikuan 1 mln paund drogë nga SHBA-ja

6 Maj 2020, 20:18| Përditesimi: 6 Maj 2020, 20:23

  • Share

LONDËR- Dy shqiptarë akuzohen për trafikun e 16 kilogramë kokaine me vlerë 1 milionë paundësh nga SHBA-ja drejt Anglisë.

Sipas medias së huaj, të arrestuarit janë Mariglen Bajraktari, 20 vjeç dhe Romario Vukzaj, 23 vjeç, të cilët ranë në pranga pasi punonjësit e portit në Tilbury në Londër panë veprime dyshuese.

Oficerët e Forcave Kufitare gjetën 16 kilogramë kokainë në një kontenjer frigoriferik, e cila kishte mbërritur në Terminalin e Kontejnerit në Londër nga Belize të SHBA-së të premten e kaluar.

“Ne gjithmonë i inkurajojmë punonjësit e portit të na lajmërojnë për çdo veprimtari të dyshimtë që shohin gjatë detyrës. Jam i kënaqur që me këtë rast vigjilenca e tyre ka çuar në sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të kokainës", tha Komandanti i degës NCA Jacque Beer. 

Bajraktari dhe Vukzaj u paraqitën sot në Gjykatën e Magjistraturës së Chelmsford dhe do të mbahen  në paraburgim me akuzën për posedimin dhe importimin e drogës të klasit A, deri në një gjykim të dytë  në Gjykatën e Kurorës Basildon më 3 qershor.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?