Sakhidad Ahadi, i dënuar me 12 vite burg për përdhunimin e vajzës 12 vjeçare shqiptare

Angli, afgani përdhunon dy herë 12 vjeçaren shqiptare në hotelin e azilantëve, dënohet me 12 vite burg

20 Gusht 2023, 13:37| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 13:45

  • Share

LONDER - Një azilkërkues afgan është dënuar pasi përdhunoi dy herë një 12-vjeçare shqiptare, në një hotel azilantësh në Angli.

Sakhidad Ahadi, 25 vjeç, i cili vazhdonte të mashtronte për moshën e tij u konsiderua 'i rrezikshëm' dhe u dënua me dymbëdhjetë vjet burgim.

Ahadi kishte kërkuar azil në Britani me pretendimin se ishte qëlluar nga talibanët kur kishte refuzuar të rekrutohej në ushtri dhe se ato i kishin vrarë edhe babain.

Vajza shqiptare dhe vëllai i saj së bashku me të ëmën ishin akomoduar në hotelin ku strehoheshin azilërkuesit.  Afgani pranoi fajin, por tha se kishte menduar se vajza ishte 19 vjeçe. Ngjarjet u shënuan midis 22 dhjetorit 2022 dhe 1 janarit 2023.

Për të blerë heshtjen i dha vajzës pesë paund dhe një kartë SIM me qëllim që të kishte sërish kontakte me të. Vajza i mbajti të fshehtë përdhunimet nga e ëma derisa i tha një roje sigurie hotelit se kishte frikë nga Ahadi dhe u njoftua policia.

Ahadi u arrestua më 2 janar dhe që atëherë ndodhet në paraburgim. Ai pretendoi se vetë vajza kishte hyrë në dhomën e tij dhe ai kishte menduar se ishte 19 vjeçe.Viktima 12 vjeçe i deklaroi policisë se kishte pësuar traumë të rëndë emocionale dhe tani qan gjithë kohën. “Nuk më zë gjumi natën dhe ndjej sikur dikush po më ndjek” i tha ajo, njofton Daily Mail

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?