Angela Merkel

Merkel refuzon të marrë vaksinën AstraZeneca: Jam 66 vjeçe, nuk është për mua

26 Shkurt 2021, 20:19| Përditesimi: 26 Shkurt 2021, 21:15

  • Share

Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka refuzuar që ajo të marrë vaksinën AstraZeneca pasi nuk i përket asaj grupmoshe. "Unë nuk i përkas grupmoshës së rekomanduar për AstraZeneca," i tha zonja Merkel gazetës Frankfurter Allgemeine Zeitung. Vaksina AstraZeneca aktualisht është aprovuar vetëm për nën 65 vjeç në Gjermani dhe zonja Merkel është 66 vjeç.

E pyetur nëse asaj mund t’i bëhej vaksina Pfizer/Biontech për të reklamuar vaksinimin, ajo tha se kjo është diçka e drejtë, teksa u shpreh se dozat duhet t’i jepen kryesisht personave më të rrezikuar nga virusi.

 “Unë mendoj se është e drejtë, përveç kategorisë më të rrezikuar dhe të moshuarve, që së pari të ftohen grupet e popullsisë që nuk mund të mbajnë distancën e tyre në punë. Ne mund të ulemi në një distancë të madhe nga njëri-tjetri gjatë intervistës. Një mësuese e kopshtit, një mësuese e shkollës fillore, nuk mund ta bëjë këtë. Këta janë njerëzit që duhet të marrin radhën përpara dikujt si unë”, tha Merkel.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Naumi: 26/02/2021 21:08

    Mendoj qe menjehere Ramante marre nja dy vaksina ne xhep e te hidhet nje vrap deri te Merkel. Gjermania qenka keq per vaksina per zyrtaret, vecanerisht per kancelaren dhe ne duhet ti mbushim.mendjen qe nuk ben mire keshtu. E ceshte fundja populli pa qeveri te vaksinuar? Lutemi ndajeni lajmin qe te nxitoje lideri yne nderkontinental!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?