Angela Merkel dhe Edi Rama

Politikë

Angela Merkel viziton Tiranën më 14 shtator, takohet me Ramën dhe liderët e Ballkanit Perëndimor

1 Shtator 2021, 14:23| Përditesimi: 1 Shtator 2021, 16:04

  • Share

TIRANË-Kandelarja gjermane Angela Merkel pritet të vizitojë më 14 shtator Tiranën. Burimet për Report Tv konfirmojnë se Merkel pritet të vizitojë  Shqipërinë për të takuar liderët e  Ballkanit Perëndimor në kuadër të procesit të Berlinit.

Kujtojmë se samiti i fundit i Berlinit është zhvilluar online në datën 5 korrik. Në këtë samit Kryeministri Edi Rama u tregua i ashpër dhe me kritika të drejtpërdrejta në lidhje me liderët e e BE, ku tha nacionalizmat e vendeve të tyre po vështirësojnë shumë rrugën e integrimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor. 

Më 22 qershor 2021 Shqipëria u bllokua në hapjen e negociatave pikërisht për shkak të vetos që Bullgaria i ka bërë Maqedonisë së Veriut, pasi integrimi i dy vendeve në BE do të bëhet së bashku. Rama përmendi edhe diferencat që kanë vendet e BE me ato të Ballkanit për sa i përket fondeve që përfitojnë.

Lidhur me këta kritika vetë kancelarja Merkel i tha Ramës së kanë komunikuar në telefon dhe shpreson shumë që të bëhet progres në lidhje me integrimin e vendeve  të Ballkanit Perëndimor. Merkel theksoi se një bashkëpunim mes shteteve të Ballkanit është i nevojshëm për anëtarësim në Bashkimin Evropian.  Merkel bëri të ditur se Gjermania do të ndajë 3 milionë doza të vaksinave për vendet e Ballkanit Perëndimor, ku përfitojnë Shqipëria, Bosnja, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia.

Çfarë është procesi i Berlinit?
Procesi i Berlinit është një nismë e kancelares gjermane, Angela Merkel, e krijuar në vitin 2014, i cili më pas u përshëndet dhe u mbështet edhe nga Parisi zyrtar. Procesi ka si synim përmirësimin e bashkëpunimit rajonal ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor për të mbështetur kështu procesin e anëtarësimit në BE të gjashtë vendeve: Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Serbi.

K.T.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • LORA: 01/09/2021 15:06

    Qofte e mbare kjo vizite e Kancelares A.Merkel ne Shqiperine tone. Respekt dhe mirenjohje per kontributet e saj te deritashme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?