Angela Merkel

Angela Merkel: Jam tepër krenare për themeluesit e BioNTech, Gjermania po përgatitet për vaksinimin e qytetarëve

18 Dhjetor 2020, 09:22| Përditesimi: 18 Dhjetor 2020, 09:25

  • Share

GJERMANIA- Kancelaria e Gjermanisë Angela Merkel ka shprehur se është tepër krenare për krijuesit e BioNTech, në një takim digjital të enjten me themeluesit, Ugur Sahin dhe Özlem Türeci.

"Ne jemi tepër krenarë që kemi studiues të tillë në vendin tonë," tha Merkel në fillim të bisedës.

Në bashkëpunim me kompaninë e “gjigande” amerikane Pfizer, ky mjet për të luftuar koronavirusin është bërë i mundur. Merkel tha se "Kur shohim se sa njerëz vdesin aktualisht nga koronavirusi, atëherë ne e dimë se sa jetë mund të shpëtojë kjo".

Merkel gjatë takimit virtual u bashkua edhe me ministrin e shëndetësisë Jens Spahn, i cili është shprehur se Gjermania do të fillojë vaksinimin e qytetarëve me 27 dhjetor.

Ai shtoi se do të punojnë që vaksina të arrijë në të gjithë botën dhe ti kthehemi jetës normale, qe sipas tij do të ndodhi në fund të vitit të ardhshëm.

Agjencia Evropiane e Barnave, ka thënë se do të pqrpiqet të japi dritën jeshile për vaksinën Pfizer ditën e hënë, në mënyrë që të fillojë vaksinimi edhe në Evropë, pasi ende asnjë shtet nuk ka nisur.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?