Angel Di Maria

Angel Di Maria tërhiqet nga Argjentina

24 Nëntor 2023, 16:54| Përditesimi: 24 Nëntor 2023, 16:55

  • Share

Sulmuesi anësor, Angel Di Maria ka vendosur që pas përfundimit të Kupës së Amerikës vitin që vjen, të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar. 35-vjeçari ishte pjesë e ekipit në "Katar 2022", me Albicelesten që u shpall kampion bote duke mundur në finale Francën. Di Maria kështu nuk do jetë më pjesë e një tjetër Botërori, duke e bërë këtë njoftim në kanalet e komunikimit.

"Kupa e Amerikës do të jetë kompeticioni i fundit në të cilin do të vesh fanellën e Argjentinës, me gjithë dhimbjen në shpirt dhe me vështirësi i them lamtumirë gjësë më të mirë që më ka ndodhur në karrierën time. Faleminderit tifozëve, faleminderit familjes, faleminderit miqve dhe shokëve të skuadrës, ne vazhdojmë të bëjmë histori dhe kjo do të mbetet përgjithmonë", shkruan mëngjarashi.

Futbollisti ka bërë 136 paraqitje për kampionët e botës që nga debutimi i tij në vitin 2008, duke luajtur në katër Kupa të Botës dhe duke shënuar në finalen e "Katar 2022" kundër Francës.

Ai do të marrë pjesë për herë të gjashtë në Copa America në turneun që mbahet nga data 20 qershor deri në 14 korrik 2024 në SHBA. Bardhekaltrit do të kërkojnë të mbrojnë titullin kampion.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?