Manjola Kajana

Anëtarja e re e SPAK, Manjola Kajana betohet para presidentit Meta

14 Korrik 2020, 18:17| Përditesimi: 14 Korrik 2020, 21:54

  • Share

Anëtarja e re e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Manjola Kajana betohet para Presidentit Ilir Meta.

Në Institucionin e Presidentit të Republikës u zhvillua sot ceremonia e betimit. Pas ekzekutimit të himnit kombëtar dhe leximit të vendimit të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, duke vendosur dorën mbi Kushtetutën e Shqipërisë, Prokurorja Manjola Kajana u betua.

Betohem solemnisht se gjatë kryerjes së detyrës do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë, ligjeve në fuqi dhe do të respektoj rregullat e etikës profesionale!”, tha ajo gjatë betimit.

Presidenti Meta i uroi suksese dhe punë të mbarë prokurores duke i kërkuar të ushtrojë detyrën në mënyrë profesionale dhe të pavarur, duke iu bindur vetëm Kushtetutës dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Në ceremoninë e betimit ishin të pranishëm edhe Kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi, si dhe Kryetari i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Arben Kraja.

Me Manjola Kajanan shkon në 13 numri i prokurorëve në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, nga 15 vende gjithsesj. KPA e konfirmoi në detyrë, pas kalimit të dy shkallëve të Vettingut. Më 10 korrik, KPA ka sqaruar se gjatë këtij hetimi gjyqësor, nuk u evidentua asnjë indicie, qoftë edhe minimale, për përfshirje të saj në aktivitete të papajtueshme me detyrën e magjistratit. Komisioneri Publik kërkoi shkarkimin e Manjola Kajanës më 2 gusht të vitit të kaluar, për shkak të problemeve me pasurinë.

Komento

Komente

  • asl: 14/07/2020 19:04

    Ama u betove para hajdutit dhe ti ate ruge do marresh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Lista e pasurive imobiliare e Familjes Berisha ju duket?