Politikë

Anëtari i LSI-së në Poliçan: Më kanë dhunuar të afërmit e kryetarit të bashkisë! Reagon edhe Meta: Banda e rilindjes sulmoi pabesisht mikun tim të vjetër (VIDEO)

21 Prill 2021, 23:04| Përditesimi: 21 Prill 2021, 23:28

  • Share

Anëtari i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Poliçanin, Luan Tare tha në një prononcim për mediat se është dhunuar nga 7 persona dhe ato janë të afërm të kryetarit të Bashkisë. Ai tha se kanë tre muaj që i bëjnë preson dhe se e kanë goditur për shkak të bindjeve të tij politike.

‘Quhem Luan. Isha duke ikur për shtëpi kisha blerë ushqime, pa hyrë tek hyrja më dolën 7 çuna. Më thirri njëri e pashë që kishin qëllim që të më rrihnin. Aty më kanë rrahur më kanë bastarduar. Ata kanë të bëjnë me kryetarin e bashkisë. Pastaj kam marrë në telefon 129.  Ka ardhur policia, në kohën që ka ardhur policia ka ardhur vëllai kryetarit dhe më ka goditur. Unë i thashë policit mbaji deri sa të shkoj në shtëpi. Më dhimbtë shpirt. Hë më thonin do ta mbash  më kapelen e LSI-së. Kanë tre muaj që më bëjnë presion. Më dhemb këmba e djathtë. Më dhëmb koka shumë. Aty më kanë rrahur. I njoha!’ -tha ai.

Për ngjarjen ka reaguar edhe presidenti Ilir Meta i cili thotë se ai është sulmuar nga banda e rilindjes.

‘Sapo fola me të plagosurin nga sulmi i pabesë i bandës rilindase të Bashkisë Poliçan, mikun tim të vjetër Luan Tare. Mësova se ishte sulmuar pabesisht nga banda, që dhunon popullin e Poliçanit, vetëm pse mbante në kokë kapelen me simbolet e partisë së tij. I urova të shkuara dhe nesër do e çoj për kontroll më të specializuar në spitalet e Tiranës.I premtova se regjimit të dhunës edhe tre ditë dhe i vjen fundi përgjithmonë. Shqipëria nuk mposhtet nga dhuna e të pabesëve dhe horrave!’- shkruan Meta.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Like: 22/04/2021 06:32

    Mire ja kane bere se dhe ai si puna jote do jete o like injoranti e kokemadhi. Me thuaj me cilin rri te te them se kush jam

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?