Politikë

Anëtari i grupimit për PD zbulon në 'Repolitix' hapat që do ndjekë Berisha për të rimarrë partinë: Referendum demokratëve 'a e mbështesni Bashën?'

28 Tetor 2021, 23:01| Përditesimi: 29 Tetor 2021, 07:14

  • Share

TIRANË- Anëtari i Grupimit për PD-në, Bislim Ahmetaj ka deklaruar se Sali Berisha ka mbledhur 4500 firma nga 7000 delegatë, teksa në 'Repolitix' ka zbardhur edhe hapat që pritet të ndjekë për t'i marrë partinë Lulzim Bashës.

Përballë gazetarit Denis Minga, Ahmetaj tha se do demokratët do i nënshtrohen një referendumi që do të tregojë se sa e ka mbështetjen e bazës Lulzim Basha. 

"Janë mbledhur 4500 firma nga 7000 delegatë, rreth 20% e tyre janë jashtë atdheut, 20% e tyre nuk janë hiç. Shqipëria nuk e ka ligjin e referendumit, PD do e bëjë, ky referendum do tregojë se sa mbështetje ka Basha. Do ndryshojë statutin. Nuk do të sjellin zgjedhjen e një kryetari, por Komitet Tranzitor që do të ndryshohet statuti, që e para do jetë thirrja e një referendumi dhe referendimi do tregojë mbështetjen e Bashës. Në fillim 'Foltoret' u mendua që të mbahej në qarqe, po shumë rrethe kanë kërkuar që të mbahet", tha Ahmetaj.

Mbështetësit e Sali Berishës këmbëngulin për mbajtjen e Kuvendit Kombëtar të PD-së, mirëpo Lulzim Basha ka deklaruar se nuk do të lejojë mbledhjen e asnjë Kuvendi që bie ndesh me interesat e aleatit më të madh të PD-së, SHBA-në. 'Foltorja' edhei si një mënyrë e Sali Berishës, me qëllimin për të marrë kreun e PD-së, një "mburojë" përballë Amerikës që e ka shpallur 'Non Grata' si një njeri të korruptuar dhe që ka minuar demokracinë.

Ndonëse ka deklarata se janë mbledhur shumë firma, ende nuk ka një datë të shpallur se kur do të mblidhet ky Kuvend, teksa pak ditë më parë, berisha tha se ajo do të bëhet publike javën e ardhshme...

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?