Anëtarët e Wagner rrëfejnë takimin e ‘fshehtë’ të Putin me Prigozhin pas tentativës së dështuar për grusht shteti: I bërtiti tre orë, kujtoi se kreu i Kremlinit e fali  

27 Gusht 2023, 17:15| Përditesimi: 27 Gusht 2023, 18:20

  • Share

RUSI- Një burim i grupit të mercenerëve Wagner kanë zbardhur detaje të reja mbi takimin e fundit të Presidentit rus, Vladimir Putin dhe ish aletatit të tij Prigozhin.

Presidenti rus thirri ish-mikun e tij në Kremlin 10 ditë pas kryengritjes së milicisë dhe tentativës për grusht shteti në Moskë. Konfrontimi mes tyre ka qenë i ashpër, siç rrëfejnë ushtarët e Wagner, me tone të ashpra për plot 3 orë ku kreu i Kremlinit e akuzoi për tradhti, një gjë të cilën Putin nuk e fal.

Putin i bëriti Prigizhin për 3 orë në takimin e tyre intim, të cilin mediat e raportuan kurrë. Pas këtij takimi, Putin e la kreun e Wagner të ikte, e në atë momnenti Prigozhin ishte i bindur se i kishte shpëtuar zemërimit të Putin.

Në shkrimin e publikuar nga prestigjiozja italiane, ‘La Repubblica’ një anëtar i Wagner rrëfeu për uebsiten e pavarur ‘Meduza’, se Prigozhin kishte besuar realisht se Putin nuk do e vriste. Madje e kishte bindur veten se ishte i pathyeshëm e i pavdekshëm.

Dhe në fakt kjo e shpjegon rikthimin e dyshimtë të Prigozhin në Moskë, edhe pse shumë e kishin parashikuar fatin e tij pas kundërvënies ndaj Putin. Ai, së bashku me bashkëpunëtorët e tij më të rëndësishëm duke përfshirë këtu edhe komandantin ushtarak, neonazistin Sergei Utkin e ndjenë veten aq të sigurt sa të udhëtonin me avionin privat të Prigozhin, duke mos ua marr mendja se do ishte ‘fluturimi’ i tyre i fundit.

Komiteti Hetues i Rusisë konfirmoi, me analizën e ADN-së, se Prigozhin ishte gjithashtu në bordin e avionit të rrëzuar Embraer, si dhe gjashtë pasagjerë të tjerë dhe tre anëtarë të ekuipazhit. Teza më e akredituar në faqet dhe kanalet ruse të Telegramit, si dhe nga inteligjenca perëndimore, është se avioni u rrëzua për shkak të një shpërthimi, ndoshta të shkaktuar nga një bombë.

Sa i takon takimit të fundit fatal në Kremlin, Putini kishte thirrur Prigozhin dhe miqtë e tij pesë ditë pas kryengritjes. Më 10 korrik, zëdhënësi Dmitry Peskov konfirmoi takimin, ku morën pjesë 35 persona. Prigozhin dhe stafi i tij i kishin dhënë presidentit "shpjegimet" e tyre dhe Putin kishte rënë në një konsensus me ta. Ai u kishte ofruar atyre të tjera misione në luftë dhe disa opsione.

Peskov ka hedhur poshtë si " gënjeshtra absolute" akuzat e bëra kundër Putinit nga figurat e opozitës dhe mediat perëndimore se ka urdhëruar eliminimin e Prigozhin. Por e vërtetea sipas milicisë Wagner, është krejt ndryshe madje nuk ka nevojë as të dyshohet. Sipas njërit prej anëtarëve, Wagner kërkon hakmarrje, madje janë gati të marshojnë të armatosur drejt Kremlinit, si kundërpërgjigje për këtë akt të Putinit.

 “Shumë janë të tërbuar, duan hakmarrje, janë gati të marshojnë me armë drejt Kremlinit”, tha njëri prej tyre, i kthyer së fundmi nga Ukraina.

Por grupi famëkeq i Wagner ka ngelur fillikat, pa lider dhe jashtëzakonisht shumë rrëmujë. Pa një lidership të aftë për t’i udhëhequr dhe me presionin nga Kremlini është mjaft e vështirë për të organizuar një kundërpërgjigje ndaj Vladimir Putinit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?