Joe Biden

Anëtarësimi në NATO, Presidenti Biden pret në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin suedez

5 Korrik 2023, 17:30| Përditesimi: 5 Korrik 2023, 17:33

  • Share

Presidenti Joe Biden do të presë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin suedez Ulf Kristersson për bisedime, ndërsa udhëheqësit e vendeve anëtare të NATO-s përgatiten për një takim të nivelit të lartë në Lituani.

Suedia po përpiqet të anëtarësohet në aleancën ushtarake të NATO-s, një lëvizje kjo e ndikuar nga agresioni rus në Ukrianë. Udhëheqësit e NATO-s dhanë miratimin e tyre për pranimin e Suedisë gjatë vitit 2022, por Turqia dhe Hungaria nuk e kanë ratifikuar ende kërkesën e Stokholmit. Që një vend të bëhet pjesë e NATO-s procesi i pranimit duhet të jetë unanim nga vendet anëtare.

Finlanda, e cila aplikoi së bashku me Suedinë, u pranua si anëtare e alenancës në muajin prill të këtij viti.

“Presidenti Biden dhe kryeministri Kristersson do të diskutojnë për bashkëpunimin në rritje në lidhje me sigurinë si dhe do të ritheksojnë qëndrimin se Suedia duhet t’i bashkohet NATO-s sa më shpejt të jetë e mundur”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karine Jean-Pierre në një deklaratë javën e kaluar.

Sipas saj presidenti Biden dhe kryeministri Kristersson do të diskutojnë gjithashtu në lidhje me aktivitetin e Kinës, si dhe për ndryshimet klimatike apo teknologjitë e reja.

Turqia ka akuzuar Suedinë se është shumë e butë ndaj grupeve që Ankaraja i konsideron si organizata terroriste. Si pjesë e një marrëveshjeje të arritur midis Turqisë, Suedisë dhe Finlandës, Stokholmi ka miratuar një sërë reformash, duke përfshirë një ligj të ri kundër terrorizmit. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg planifikon një takim mes tre vendeve të enjten./VOA

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?