Anëtarësimi në BE! Shqipëria merr letrën e presidencës spanjolle! Greqia tërhiqet nga kushti për çështjen e Fredi Belerit

3 Dhjetor 2023, 17:50| Përditesimi: 3 Dhjetor 2023, 18:09

  • Share

Pas mbërritjes së letrës së Presidencës spanjolle të shpejti nisin bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE. Greqia është tërhequr përkohësisht nga kushti për çështjen Beleri. 

Letra e presidencës spanjolle të Bashkimit Europian, me kërkesën për paraqitjen e udhërrëfyesve për kapitullin e parë të procesit të bisedimit për anëtarësim, ka mbërritur në Shqipëri.

Ajo është  miratuar nga këshilli i përfaqësuesve të përhershëm në Bashkimit Europian, pas negociatave diplomatike të Gjermanisë dhe presidencës spanjolle të BE për të bindur Greqinë që mos bëhej pengesë.

Ndërsa Shqipëria po përgatitej për hapin e dytë për nisjen e bisedimeve të anëtarësimit, Greqia lajmëroi se do bllokonte procesin për shkak të pakënaqësisë me të cilën po trajtohej çështja e Fredi Belerit.

Por, Athina u tërhoq duke e cilësuar dhënien e letrës si procedurë dhe se do trajtonte Belerin si kusht në vazhdim. Ngërçi tani u kalua dhe bisedimet për anëtarësim të Shqipërisë në BE, nisin së shpejti me shqyrtimin e dy temave thelbësore.

E para është çështja e sundimit të ligjit, dhe çështja e dytë është reforma në administratë. Procesi i bisedimeve pritet të jetë i gjatë për disa vite por përfundon me anëtarësimin final

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 04/12/2023 03:59

    /...dhe zonja dhelper kur pa qe nuk i arrinte dot rrushte,tha nuk bejne per mua!/ Terheqje me takt diplomatik, por pa kthim nga ana e Greqise!

    Përgjigju
  • Himarjoti: 03/12/2023 18:18

    Ju greker nuk keni forc te na pengoni ne per ne BE nuj ju llogarit kush se kush jeni ,ne shqiptaret e dim qe jeni vetem funderrina ju jeni te poshter nuk keni respekt per fqinjet,mos kerkoni mo gjera nga ne se nuk keni per te mar mo,dhe shikoni punete juaja mos nderhyni nepunet tona fuck

    Përgjigju
    • Shqipëria: 03/12/2023 21:04

      Ke të drejtë, ne pengohemi vetë.

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?