Parlamenti turk

Anëtarësimi i Suedisë në NATO, parlamenti turk shtyn sërish votimin

23 Nëntor 2023, 13:07
  • Share

Turqia ka informuar NATO-n se ratifikimi për anëtarësimin e Suedisë në aleancë nuk do të përfundojë në kohë, duke mos finalizuar ceremoninë e pranimit gjatë takimit të ministrave të jashtëm të aleancës javën e ardhshme, sipas dy burimeve të njohura më këtë çështje.

Javën e kaluar, komiteti i punëve të jashtme i parlamentit turk vonoi votimin mbi kërkesën e Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n në mënyrë që të zhvillonte bisedime të mëtejshme mbi këtë çështje.

Komiteti ka të ngjarë të rifillojë diskutimet e tij mbi këtë çështje të martën ose të mërkurën, tha një nga burimet, raporton Financial Times.

Ministrat e jashtëm të NATO-s do të takohen në ato ditë, 28 dhe 29 nëntor, dhe disa në aleancën perëndimore kishin shpresuar se takimi do të sinjalizonte pranimin e Suedisë.

Ministria e Jashtme turke nuk ka dhënë asnjë koment në lidhje më këtë çështje.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?