Selia e NATO-s

Anëtarësimi i Finlandës dhe Suedisë në NATO, zhvillohen sot bisedimet mes përfaqësuesve zyrtarë të dy shteteve dhe të Aleancës

4 Korrik 2022, 11:52| Përditesimi: 4 Korrik 2022, 15:05

  • Share

Ditën e sotme në selinë e NATO-s në Bruksel do të zhvillohen bisedimet mes përfaqësuesve zyrtarë të Finlandës dhe Suedisë dhe zyrtarëve të Aleancës.

Sipas njoftimit zyrtarë mediat nuk do të jenë të pranishme gjatë bisedimeve mes zyrtarëve.

Aleatët do të nënshkruajnë Protokollet e Aderimit për Finlandën dhe Suedinë të martën (5 korrik 2022).

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, do të japë më pas një konferencë të përbashkët për shtyp me Ministrin e Punëve të Jashtme të Finlandës, Pekka Haavisto dhe Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Ann Linde, në selinë e NATO-s.

Po sot, në një deklaratë të tijën, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu u shpreh se Turqia do të kundërshtojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Atlantike në rast se vendet skandinave nuk respektojnë marrëveshjen e nënshkruar me Ankaranë në samitin e NATO-s në Madrid.

Kujtojmë se javën e kaluar, Ankaraja mbështeti kandidaturën e Helsinkit dhe Stokholmit për Aleancën Atlantike në bazë të një memorandumi mirëkuptimi që u bën thirrje vendeve skandinave të distancohen nga grupet e konsideruara terroriste nga Turqia dhe ekstradimi i militantëve të dyshuar.

Ora 12:16
Anëtarësimi i Suedisë dhe Finlandës në NATO-s, Turqia: Do të kundërshtojmë nëse nuk e respektojnë paktin

Turqia do të kundërshtojë hyrjen e Suedisë dhe Finlandës në Aleancën Atlantike nëse vendet skandinave nuk respektojnë marrëveshjen e nënshkruar me Ankaranë në samitin e NATO-s në Madrid.

"Ata duhet t'i përmbahen dokumentit, nëse nuk e bëjnë, ne nuk do t'i pranojmë në NATO", tha ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu”, raporton Anadolu.

Javën e kaluar, Ankaraja mbështeti kandidaturën e Helsinkit dhe Stokholmit për Aleancën Atlantike në bazë të një memorandumi mirëkuptimi që u bën thirrje vendeve skandinave të distancohen nga grupet e konsideruara terroriste nga Turqia dhe ekstradimi i militantëve të dyshuar.

 

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?