Andrew Tate

Andrew Tates i zgjatet me 30 ditë masa e sigurisë së 'arrestit shtëpiak'

21 Prill 2023, 21:49| Përditesimi: 21 Prill 2023, 21:50

  • Share

Një gjykatë rumune ia zgjati influencuesit kontrovers të rrjeteve sociale, Andrew Tate, arrestin shtëpiak edhe për 30 ditë të tjera. Ai u arrestua së bashku me vëllain e tij, Tristan, në shtëpinë e tyre në Bukuresht, në dhjetor të vitit 2022.

Më 31 mars, pas një vendimi të gjykatësit rumun, ai u zhvendos nga paraburgimi në arrest shtëpiak. Ende nuk janë ngritur akuza kundër vëllezërve apo dy bashkëpunëtorëve rumunë që janë arrestuar bashkë me ta.

Megjithatë, prokurorët po i hetojnë vëllezërit për krime të dyshuara të trafikimit njerëzor, përdhunim dhe formim të një bande kriminale për shfrytëzimin seksual të grave. Vëllezërit Tate i kanë hedhur poshtë këto pretendime.

Dy bashkëpunëtorët, Georgiana Naghel dhe Luana Radu, u transferuan gjithashtu nga paraburgimi në arrest shtëpiak më 31 mars. Të katërtit u urdhëruan të qëndrojnë në banesat ku jetojnë, derisa nuk kanë leje gjyqësore për të dalë.

Është e paqartë nëse edhe bashkëpunëtorëve të tjerë u është zgjatur arresti shtëpiak të premten. Andrew Tate ka miliona ndjekës në internet. Përmbajtja e tij është veçanërisht e popullarizuar në mesin e të rinjve.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?