Andrea Pirlo

Andrea Pirlo mbetet pa punë, shkarkohet nga posti i trajnerit

24 Maj 2023, 14:25| Përditesimi: 24 Maj 2023, 14:26

  • Share

Andrea Pirlo nuk është më trajneri i Fatih Karagumruk në Superligën e Turqisë. Tre ditë nga fundi i kampionatit, klubi turk ka shkarkuar kampionin e botës me një vendim surprizë. Ish-trajneri i Juves tanimë është i pa punë dhe në pritje të një tjetër oferte.

Fatih Karagumruk mban vendin e nëntë në kampionat, me Pirlon që bëri një punë të mirë duke e mbajtur ekipin në mesin e tabelës. Dy humbjet e fundit radhazi duket se vendosën fatin e trajnerit italian.

"Ne vendosëm që të mos vazhdojmë me Andrea Pirlon sezonin e ardhshëm dhe i dhamë leje që të largohej nga klubi menjëherë për të na lejuar të planifikojmë të ardhmen e stolit. Jemi të kënaqur me kohën e kaluar së bashku, e falënderojmë dhe i urojmë më të mirat për të ardhmen”, thuhet në komunikatë.

S.DH/ReportTv.al
Komento

Komente

  • e drejta: 25/05/2023 08:56

    BATALL I MADH FORT,...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?