Andoni kritika për vendimin e Gjykatës së Lartë për vulën e PD-së: Mban peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend

27 Dhjetor 2023, 16:26| Përditesimi: 27 Dhjetor 2023, 16:41

  • Share

 

Analisti Ben Andoni tha se vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë që ktheu në Gjykatën e Apelit çështjen për vulën e Partisë Demokratike, është një penalizim i madh për të dy palët.

I ftuar në emisionin “Përballje” në Report Tv, Andoni pati kritika edhe për drejtësinë duke u shprehur se me një vendim të tillë, Gjykata e Lartë vetëm po zvarrit procesin duke mbajtur peng partinë e dytë më të madhe në vend.

“Shikoj një lloj penalizimi. Ka një ndarje sa i përket perceptimit. Sa kohë PD doli në zgjedhje me logon e vetë patjetër që quhet PD. Më vjen keq të them se ndarja do jetë jashtëzakonisht e madhe sepse kjo ka penguar veprimtarinë e PD-së ligjore në parlament. Grupit të Rithemelimit i është bashkuar edhe grupi i Bardhit. Më shumë i prish punë grupit parlamentar të PD-së sesa i prish punë Ramës apo mazhorancës. Viti po mbyllet me lajm jo të mira për PD-në. Drejtësia nuk ka kuptuar përgjegjësinë e saj para qytetarëve, se duhet të zgjidhte sa më shpejt këtë debat. Të mbash peng procesin për partinë e dytë më të madhe në vend, mua më duket absurde”- tha Andoni.

Sipas analistit, kur sistemi i drejtësisë has kaq shumë vështirësi në masën e arrestit për Berishën atëherë do të zvarrisë më shumë procesin gjyqësor ndaj kreut të Rithemelimit. Ai tha se pjesa e përfaqësimit politik të Berishës ka përfunduar, duke parë edhe se çdo herë e më shumë mbështetësit që i përgjigjen thirrjeve të tij për protestë, pakësohen.

“Kur has kaq vështirësi sistemi i drejtësisë me masën e arrestit mendoni se çfarë mund të ndodhë me procesin gjyqësor të Berishës. Merr fund pjesa e përfaqësimit politik të Berishës. Që në momentet e para Berishës për tagrin e vetë i takonte të përballej me sistemin e drejtësisë dhe të shpaloste të gjithë narrativën e tij. Sepse kemi parë se narrativa e tij po humbet gjithmonë e më shumë sepse po i mblidhen gjithmonë e më pak njerëz nëpër sheshe. Këto po i japin edhe elementë guximi sistemit të drejtësisë për të vepruar me dorë tjetër ndaj Berishës”- u shpreh ai.


Lajmi kryesor:

Si duhet interpretuar vendimi i Gjykatës së Lartë për vulën e PD? Logu: Nuk e cënon legjitimitetin e partisë! Njeh vendimmarrjen e Rithemelimit


B.V//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?