Andrew Tate, biznesmen

Andrew Tate arrestohet për trafikim qënien njerëzore dhe përdhunim, mbajti 6 gra 'nën arrest' shtëpie

31 Dhjetor 2022, 07:41| Përditesimi: 31 Dhjetor 2022, 07:47

  • Share

Influencuesi i mediave sociale, Andrew Tate i arrestuar si pjesë e një hetimi për trafikimin e qenieve njerëzore dhe përdhunimin si dhe krimin e organizuar, mbajti gjashtë gra në vilën e tij pa dëshirën e tyre. Gratë e mbajtura peng ishin një shtetase amerikane, një moldave dhe katër rumune.  Ai i mbante ato njësoj si të burgosura dhe duke i vëzhguar gjatë gjithë kohës. Zyrtarët thanë se Tate u kërkoi punonjësve të tij të qëndronin pas çdo lëvizje të viktimave të tij, duke i detyruar të gjitha gratë  të merrnin pjesë në video pornografike në internet.

“Abuzimi ishte fizik dhe emocional. Ato nuk u lejuan të dilnin nga shtëpia dhe vëzhgoheshin ditë e natë. Ato në thelb mbaheshin nën arrest shtëpiak 24/7 si të burgosur. Atyre iu hoq liria dhe u ndoqën kudo”, tha një burim gjyqësor rumun.

Prokurorët pretendojnë se Tate i kërkoi  gratë në platformat e mediave sociale dhe i joshi ato duke u deklaruar në mënyrë të rreme dashurinë dhe synimin e tij për t’u martuar. Kjo metodë e tij, të cilën e ka bërë edhe më herët, përdoret shpesh nga kriminelët për të rekrutuar viktimat që vuajnë nga vështirësitë ekonomike duke i joshur me dhurata dhe premtime për një jetë më të mirë jashtë vendit. Gjashtë viktimat u detyruan të merrnin pjesë në video në platformën për të rritur ‘Only Fans’ dhe aplikacionin TikTok. Nga këto video, 2 vëllezërit merrnin fitime marramendëse.

Sipas mediave të huaja, thuhet se vetëm njëra prej vajzave i ka sjellë atij fitime deri në 50,000 euro në muaj dhe asaj nuk i është dhënë pjesë nga paratë e fituara nga videot.

Hetuesit rumunë filluan hetimin kur ambasada e SHBA në Bukuresht ngriti alarmin, sepse diplomatët zbuluan se një grua amerikane po mbahej në qytet kundër dëshirës së saj. 22-vjeçarja, emri i së cilës nuk bëhet i ditur për arsye ligjore, kishte arritur të merrte celularin dhe të telefononte të dashurin e saj në SHBA, i cili lajmëroi ambasadën.

Tate drejton gjithashtu ‘Hustler’s Academy’ ku 127,000 persona. Kryesisht burrat janë ata që e ndjekin këtë agjenci, me shpresën për të marrë këshilla rreth biznesit. Ata i paguajnë atij 39 £ në muaj për këshilla për t’u pasuruar dhe për t’u marrë me jetën. Ish-kikboksieri ka thënë më parë se u transferua në Rumani me të vëllanë sepse besonin se do të merrnin më pak vëmendje nga policia, por nuk rezultoi kështu.

F.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?