Carlo Ancelotti

Ancelotti në telashe, trajneri i Real Madrid përfundon në gjyq

12 Korrik 2023, 16:29| Përditesimi: 12 Korrik 2023, 16:30

  • Share

Trajneri i Real Madrid, Carlo Ancelotti nuk po mendon vetëm për futbollin, pasi tani italiani duhet të përballet edhe me shtetin spanjoll.

Italiani po hetohet për evazion fiskal, kjo pasi Ancelotti nuk ka deklaruar 400 mijë euro në vitin 2014, shumë e cila kishte ardhur nga e drejta e imazhit. Një çështje e cila sapo ka nisur, por ka marrë vëmendjen e medieve spanjolle.

Agjencia e të Ardhurave beson se ka pësuar dëme afro 400 mijë euro. Gjyqtari hetues sqaron se vetë Ancelotti i ka pranuar faktet dhe tashmë është deklaruar fajtor për veprën që akuzohet. Jo çuditërisht, në deponimin e tij në sallën e gjyqit, ai ia faturoi incidentin faktit se ishte "këshilluar keq" nga këshilltarët e tij tatimorë.

Procesi që do të zhvillohet së shpejti do të mbyllet me një marrëveshje në të cilën tekniku do të pranojë një dënim me gjobën përkatëse, që është shuma e munguar në Tatime.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?