Carlo Ancelotti

Ancelotti ‘eklipson’ Fergusonin, thyen rekordin e madh në Ligën e Kampionëve

9 Nëntor 2023, 12:12| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 12:14

  • Share

Real Madrid siguroi mbrëmjen e djeshme kualifikimin në fazën me eleminim të Ligës së Kampionëve pasi mposhti me rezultatin 3-0 Bragën në Santiago Bernabeu.

Kjo rezultoi një ndeshje e veçantë për trajnerin Carlo Ancelotti i cili tashmë ka thyer rekordin si trajneri me më shumë fitore në Champions League.

Fitorja ndaj Bragës ishte e 116-ta për Ancelottin duke thyer rekordin e vendosur nga Alex Ferguson me 115 fitore. I treti trajner me më së shumti fitore në “Champions League” renditet Pep Guardiola me 107 të tilla.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?