Analizë: Si Izraeli dhe mbrojtja aleate përgjuan dhe rrëzuan më shumë se 300 raketa dhe drone iraniane

14 Prill, 11:41| Përditesimi: 14 Prill, 20:00

  • Share

Pothuajse të gjitha raketat balistike dhe dronët e lëshuar nga Irani në Izrael në një sulm të paprecedentë natën mes 13 – 14 prillit 2024 u arritën të rrëzoheshin përpara se të hynin në hapësirën ajrore izraelite dhe të godisnin objektivat e tyre. Për zyrtarët izraelitë dhe amerikanë kjo thekson mbrojtjen raketore të shumëfishtë të vendosura nga dy partnerët aleatë.

Shumica e më shumë se 300 dronëve dhe raketave iraniane u kapën përpara se të arrinin në Izrael, më shumë se 1,100 milje (1,770 kilometra) nga pikat e tyre të nisjes.

Marina e SHBA-së dhe avionët luftarakë amerikanë rrëzuan disa raketa balistike, si dhe  municione të tjera iraniane, i thanë zyrtarët gazetariit Oren Liebermann të CNN në Pentagon.

Sistemi i Kupolës së Hekurt të Izraelit, shtresa e poshtme e mbrojtjes raketore të Izraelit, (Iron Dome) përdor një sistem komandimi dhe kontrolli që llogarit shpejt nëse një predhë në hyrje përbën një kërcënim ose ka të ngjarë të godasë një zonë të papopulluar. Nëse raketa përbën një kërcënim, Iron Dome lëshon raketa nga toka për ta shkatërruar atë në ajër. Ka të paktën 10 baza Iron Dome në Izrael.

Sisteme të tjera të mbrojtjes raketore izraelite përfshijnë David's Sling, i cili përdor përgjuesit kinetikë Stunner dhe SkyCeptor për të marrë objektiva deri në 186 milje larg, dhe sistemet Arrow 2 dhe Arrow 3, të zhvilluara së bashku me Shtetet e Bashkuara, të cilat përgjojnë hyrjet e raketave balistike në hapësirë.

Izraeli ka gjithashtu avionë luftarakë të teknologjisë së fundit, duke përfshirë avionë F-35I që i ka përdorur për të rrëzuar dronët dhe raketat e lundrimit më parë./CNN/

S.G//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Qifuti: 15/04/2024 08:11

    Po moj shoqe po, lujten ne ajer me drone. Hahaha na mbushet mendjen

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?