Opinion

Analiza/ Përse Gjykata Kushtetuese i hapi rrugën ndërtimit të Teatrit të Ri Kombëtar

2 Korrik 2021, 18:55
  • Share

Gjykata Kushtetuese ka lënë sot në fuqi vendimin për prishjen e Teatrit Kombëtar në qendër të Tiranës duke e konsideruar të ligjshëm shembjen e tij, për t’i hapur rrugë ndërtimit të një teatri të ri të standardeve europiane.

Paralelisht, gjykata ka shfuqizuar ligjin special për projektimin dhe realizimin e projektit urban të godinës së re të Teatrit Kombëtar, pasi ligji për zhvillimin e teatrit me ppp ishte rrëzuar nga vetë qeveria në Kuvend, e cila kërkoi që teatrin ta ndërtojë bashkia me para të buxhetit të shtetit.

Në këtë kontekst, gjykata rrëzoi sot një vendim që më herët ishte rrëzuar nga vetë qeveria.

Në këtë logjikë, për sa kohë është rrëzuar ideja e një “ppp”-je, gjykata ka rrëzuar rrjedhimisht edhe kalimin e pronësisë te bashkia për këtë qëllim, pra me “ppp”, por në asnjë moment gjykata kushtetuese nuk kundërshton shembjen e teatrit, e aq më pak ndërtimin e një të riu, për sa kohë kjo nuk bëhet me një ppp.

Në këtë pikë, për të vijuar me ndërtimin e teatrit të ri kombëtar pas konfirmimit nga gjykata kushtetuese mbeten në tavolinë dy opsione: ose këshilli i ministrave del me një vendim të ri për t’ja kaluar pronën bashkisë që ajo ta ndërtojë vetë, e jo me një ppp, ose e dyta, qeveria bën një kontratë për ta autorizuar bashkine si institucionin që do të ndërtojë teatrin e ri kombëtar.

Në këtë mënyrë, vendimi i sotëm i Gjykatës Kushtetuese konfirmon definitivisht se ndërtimi i teatrit të ri kombëtar është një proces që do të vijojë pa u cënuar në asnjë moment, asnjë element kushtetues.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?