Trofeu i Euro 2024

Analiza/ Eurosport 'zbret nga froni' Italinë, Franca shihet si fituesja e Euro 2024

12 Qershor, 12:11| Përditesimi: 12 Qershor, 12:15

  • Share

Në datën 14 qershor në orën 21:00 Gjermania pret Skocinë për të nisur emocionet e ndeshjes hapëse të Europianit 2024. Dy ditë larg nga nisja e këtij eventi, Italia kampione në fuqi, kundërshtare e Shqipërisë, ka "zbritur nga froni".

Prestigjozja Eurosport, duke analizuar futbollistët si dhe gjendjen aktuale të 24 skuadrave pjesëmarrëse, ka bërë një projeksion se si do të jetë renditja finale e skuadrave.

Për vendin e parë, sipas Eurosport nuk ka dyshime; Franca e Didier Deschamps mbetet favoritja absolute për të fituar trofeun. 8 nga 12 gazetarët e redaksisë së “Eurosport” e shikojnë Francën si favoriten kryesore të këtij evropiani.

“Gjelat” e kërkojnë këtë trofe prej 24 vitesh, teksa i’u afruan shumë në 2016, ku në shtëpi i surprizoi Portugalia e Cristiano Ronaldos. Antagonistja kryesore e Francës është Anglia e Gareth Southgate.

Në linjën e dytë të pretendentëve janë Gjermania, vendi pritës i këtij Evropiani, drejtuar nga Nagelsmann dhe Spanja e De La Fuentes, rivali i kombëtares tonë.

Ndërkohë Italia e Spallettit, rivali tjetër i kombëtares tonë në Grupin B, shikohet vetëm në vendin e 6 dhe mundësia për të përsëritur suksesin e Evropianit të shkuar shikohet thuajse e pamundur.

Pjesa më e madhe e gazetarëve të “Eurosport” parashikon se “Azzurrët” do të eleminohen përpara raundit të gjysmëfinaleve.

Ndeshjet e Kombëtares kuqezi në Euro 2024:

S.Dh/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?