Analiza e FDA e vaksinës Moderna COVID-19 e gjen atë efektive dhe të sigurt

15 Dhjetor 2020, 14:47| Përditesimi: 15 Dhjetor 2020, 18:18

  • Share

Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SHBA lëshoi ​​një analizë të detajuar të martën në mëngjes për vaksinën e Modernas,  e cila mbështet autorizimin e vaksinës  për përdorim urgjent dhe lajmëroi se pas dy ditësh do të mblidhen Komiteti Këshillimor për të vendosur nëse do të lejohet përdorimi i saj.

Dokumenti informues i FDA-së, tregon se një grup ekspertësh do të mblidhen dy ditë më pas për të diskutuar nëse do të jepte autorizimin për përdorimin emergjent të vaksinës.

Analiza e agjencisë zbulon se vaksina ka një shkallë të lartë sigurie dhe se nuk ka "asnjë shqetësim specifik të sigurisë të identifikuar".

Efektet anësore janë të zakonshme, megjithatë, shumica e vullnetarëve të studimit përjetojnë dhimbje në vendin e injektimit, lodhje dhe dhimbje koke.

Analiza pohon gjithashtu efektivitetin e vaksinës, si 95% dhe theksohet se vaksina duhet të jepet në dy doza, në një diferencë kohore prej 28 ditësh.

Vaksina është më pak efektive tek njerëzit e moshuar, zbulon analiza e FDA. Për njerëzit e moshës 18 deri 65, efektiviteti është 96%, krahasuar me 86% për njerëzit 65 e më lart.

Të enjten, Komiteti Këshillimor i Vaksinave dhe Produkteve Biologjike, do të diskutojë vaksinën në një takim të hapur publik nëse do të lejohet përdorimi emergjent i saj.

Të enjten e kaluar, 10 dhjetor, i njëjti komision votoi 17-4, në favor të autorizimit emergjent të vaksinës Pfizer për përdorim gjatë pandemisë.

Ndërkohë që ditën e djeshme në SHBA, ka filluar vaksinimi i popullatës me vaksinën e Pfizer. SHBA janë vendi i cili ka pasur numrin më të lartë të viktimave dhe të të infektuarve gjatë pandemisë. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?