Sport

Analiza/ E bukur, konkrete dhe fituese, Italia ëndërron fitoren e Euro 2020, ja si e shndërroi Mancini

3 Korrik 2021, 12:38| Përditesimi: 3 Korrik 2021, 12:54

  • Share

Italia u kualifikua për në gjysmëfinalet e Euro 2020 pasi mposhti 2-1 Belgjikën në Mynih me golat e Barella dhe Insigne.Më në fund për të kaltërit erdhi edhe rezultati i shumëpritur, pra fitorja kundër një skuadre të madhe. Dhe kjo fitore e skuadrës së Mancinit erdhi me një lojë miks mes pasimeve të rrjedhshme, organizimit shumë të mirë madje si një klub futbolli e jo si një kombëtare, saktësisë dhe vuajtjeve.Të fitosh madje edhe duke bindur ndaj një ekipi si Belgjika që prej vitesh është numri një në FIFA u jep fund të gjitha dyshimeve që kishte për Italinë dhe tregon vlerën reale të kësaj skuadre. 32 ndeshje radhazi pa pësuar humbje, 13 ndeshje radhazi duke fituar dhe të pesta sfidat e Euro 2020 të mbyllura me rezultatin maksimal nuk është keq për një ekip që Botërorin e vitit 2018-të e shikonte nga divani.Kundër Belgjikës së Lukakut ishte një Itali e bukur, konkrete dhe fituese që ka detyrimin të shohë edhe më larg tek fitorja e Euro 2020.

Një meritë të madhe ka edhe trajneri Roberto Mancini që Italinë e ka ndryshuar me shpejtësi dhe inteligjencë. Pas kalimit në gjysmëfinale tekniku deklaroi: “Kemi bërë një lojë të mrekullueshme dhe e kemi merituar fitoren. Nuk kishim një objektiv minimal në këtë turne, kemi edhe dy ndeshje dhe duam të fitojmë por të shohim se çfarë do të ndodhë”. Në gjithë morinë e lajmeve të mira i vetmi problem për të kaltërit është dëmtimi i mbrojtësi Spinazzola që ka këputur “tendinën e akilit” dhe i thotë lamtumirë Europianit.Në kthimin nga Mynihu atmosfera ishte më shumë se pozitive.Pengesa e radhës është Spanja.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?