ANALIZA: 4 drejtimet që Trump mund të ndjekë pas largimit nga Shtëpia e Bardhë

11 Nëntor 2020, 15:34| Përditesimi: 11 Nëntor 2020, 15:39

  • Share

Donald Trump do t’i dorëzojë stafetën presidenciale Biden-it me 20 janar, ku zyrtarisht do të bashkohet me klubin ekskluziv të ish presidentëve të Shteteve të Bashkuara. Pyetja që shtrohet është, po pastaj? Çfarë do të bëhet me politikanin dhe manjatin e biznesit?

Jimmy Carter për shembull, filloi të merrej me kauza humanitare, por Trump nuk ka qenë kurrë një politikan tradicional.

“Donald Trump ka thyer shumë norma si president – u shpreh Tim Calkins, profesor i marketingut në Shkollën e Menaxhimit të Kellogg,  Universiteti i Northwestern –  nuk ka asnjë arsye për të menduar se Donald Trump do të veprojë si çdo ish-president që kemi parë ndonjëherë”.

Këtu janë disa nga mundësitë.

Trump mund të kandidojë përsëri

Mund të mos jetë fundi i ambicieve politike të Trump. Ai mund “ të bëhet” një Grover Cleveland dhe të kandidojë për një mandat të dytë. Cleveland është i vetmi president që u largua nga Shtëpia e Bardhë dhe u kthye katër vjet më vonë, duke marrë detyrën në 1885, e më pas përsëri në 1893.

Kushtetuta e SH.B.A -së përcakton se “asnjë person nuk do të zgjidhet në zyrën e Presidentit më shumë se dy herë”, por nuk ka asgjë në lidhje me kushtet që duhen rresht. Dhe ish-ekipi të Trump kanë sugjeruar që ai mund të kërkojë të bëjë pikërisht këtë.

“Unë do ta vendosja atë absolutisht në listën e ngushtë të njerëzve që ka të ngjarë të kandidojnë në 2024” tha së fundmi ish shefi i shtabit, Mick Mulvaney.

Qartazi, Trump-it i pëlqejnë tubimet e fushatës dhe mori 71.5 milionë vota në zgjedhje – një rekord total për një kandidat humbës, dhe një që tregon qartë një bazë të konsiderueshme të mbështetjes në mesin e publikut Amerikan. “Ai do të largohet nga presidenca duke lënë gjurmë po aq të fuqishme, sa ç’la kur erdhi në presidencë” thotë Prof Calkins.

Ka pasur gjithashtu spekulime se djali i madh i presidentit, Donald Trump Jr, është i interesuar të kandidojë për postin e lartë, hamendësim që vetë ai nuk është përpjekur ta hedhë poshtë.

Trump mund të rikthehet në perandorinë e tij të biznesit

Para se të bëhej politikan, Trump ishte një manjat i pasurive të patundshme, një yll i televizionit në Reality Show-e dhe ambasador i markës së tij, duke përdorur emrin e vet për marrëveshje fitimprurëse licencimi. Ai mund të jetë i etur të kthehet në të njëjtën pikë që la katër vjet më parë dhe të rifutet në botën e biznesit.

New York Times ka raportuar se Trump ka mbi 400 milionë dollarë hua për t’u paguar gjatë viteve të ardhshme – megjithëse ai ka thënë që përfaqëson “një përqindje të vogël” të vlerës së tij neto.

Organizata Trump ka hotele të shumta dhe kurse golfi. Ka prona që kanë blerë licencën e Trump në Mumbai, Stamboll dhe Filipine – dhe natyrisht, Uashington, DC – dhe kurse golfi në SH.B.A, Mbretëri të Bashkuar, Dubai dhe Indonezi.

Por, nëse kjo është alternativa që do të zgjedhë Trump në janar, ai do të ketë shumë punë përpara. Shumë nga sipërmarrjet e tij të biznesit janë në industrinë e udhëtimeve dhe të kohës së lirë, e cila u prek keq nga pandemia e koronavirusit. Forbes ka raportuar se pasuria e tij mund të ketë marrë një goditje prej 1 miliardë dollarësh për shkak të Covid-19.

Bazuar në dy dekada të letrave tatimore të shikuara nga New York Times, gazeta raportoi gjithashtu “humbje kronike dhe vite të shmangies së taksave”, duke thënë se ai nuk pagoi fare taksa mbi të ardhurat në 10 nga 15 vitet e mëparshme, “kryesisht sepse raportoi shumë më shumë humbje sesa fitime ”.

Trump mund të bëhet një manjat i medias

Presidenti Trump nuk është i huaj për televizionin, pas një periudhe të suksesshme në shfaqjen e reality Show-it “The Apprentice”. Për këtë arsye ka shumë spekulime se ambicia e tij është të përfshihet në mediat e lajmeve, ose duke nisur kanalin e tij, ose duke bashkëpunuar me një rrjet konservator të vendosur.

“Ai patjetër do të ketë një audiencë të mundshme”,  thotë Henry Schafer, nënkryetar ekzekutiv në Q -Scores Company – Trump arriti të ndërtonte markën e tij si një ‘personalitet – që – dashuroj – ta – urrej’ si Kardashians ose Howard Stern”.

Bashkëpunëtorët e mundshëm janë rrjetet kabllore One American News Network (OANN) ose Newsmax. OANN është i preferuari i presidentit dhe anasjelltas. Christopher Ruddy, CEO i Newsmax, një kanal televiziv konservator, dikur u quajt një “Trump Whisperer” nga Washington Post.

Mund të ketë ndërmarrje të tjera mediatike ose argëtuese. Presidentët shpesh nënshkruajnë marrëveshje libri, me Barack dhe Michelle Obama që lidhin një marrëveshje të përbashkët rekord thuajse me vlerë 65 milionë dollarë – megjithëse kjo shumë është e rrallë. George W Bush mori 10 milionë dollarë për memoaret e tij. Obama gjithashtu nënshkroi një marrëveshje miliona dollarëshe me Netflix, dhe të dy Klintonët kanë marrëveshje podcast.

Pension post – presidencial

Trump mund të dalë në pension post – presidencial – dhe shumë përfitime të tjera – kur të largohet nga detyra. Akti i ish-Presidentëve, i miratuar në 1958 për të “ruajtur dinjitetin” e zyrës, siguron përfitime duke përfshirë një pension vjetor, i cili ishte 207.800 dollarë në 2017.

Ish-presidentët kanë gjithashtu të drejtë për mbrojtje gjatë gjithë jetës së Shërbimit Sekret, përfitime shëndetësore, dhe zyra e udhëtimit dhe shpenzimet e personelit. Kështu që  Trump, tani 74 vjeç, mund të vendosë të dalë në pension në heshtje.

Ai mund të kalojë ditët e tij i përfshirë në aktivitete filantropike, të rrisë bilancin e tij bankar në qarkun e folësve dhe të planifikojë bibliotekën e tij presidenciale – arkivat dhe muzetë e një presidenti dhe administratës së tij, zakonisht në shtetin e tyre të lindjes.

Trump mund të kalojë kohën e lirë duke pushuar dhe duke luajtur golf në Florida në Mar-a-Lago, në Palm Beach. Por, Prof Calkins nuk e sheh jetën e qetë si një skenar të mundshëm për një njeri që kaloi aq shumë në qendër të vëmendjes.

“Donald Trump nuk ka të ngjarë të zbehet si personalitet dhe unë mendoj se ne do të vazhdojmë të shohim markën e Trump në botë” thotë ai. Në tetor, Trump madje spekuloi se, nëse ai do të humbiste zgjedhjet do të ndihej aq keq saqë “mbase do të largohem nga vendi, nuk e di” /BBC.com

E.M./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se duhet të ndalet përdorimi i Euros në Shqipëri në vend të Lekut?