Analisti Andoni në 'Kontrast': E kaluara do i sjellë probleme Bashës! Në Grupin e Rithemelimit janë shumë të paqartë, Berisha është i vetmi i mbytur që ‘bërtet’ 

11 Shkurt 2022, 18:34| Përditesimi: 11 Shkurt 2022, 20:30

  • Share

Mbrëmjen e sotme, i ftuar në ‘Kontrast’ në Report Tv ishte analisti Ben Andoni. Ai foli rreth krizës në PD teksa u shpreh se ndikimi i ambasadave në Shqipëri për fat të keq është i jashtëzakonshëm.

Andoni tha se të gjithë demokratët në grupin e Rithemelimit janë shumë të paqartë. Sa i përket Bashës, ai u shpreh se ka marrë ‘oksigjen’ por sipas tij, javët në vazhdim nuk do të jenë kaq të qeta për të.

“Ndikimi i ambasadave në Shqipëri është i jashtëzakonshëm. Zoti Basha do që të mbajë një identitet të pa mbajtshëm. I gjithë në grupin e PD, në grupin e Rithemelimit janë shumë të paqartë, Berisha është i vetmi që ‘bërtet’, por ai është I mbytur tashmë. Nga ana tjetër ka marrë oksigjen Zoti Basha, por sic e thamë po kalon nga dosja në dosje dhe nuk besoj se për të javët në vazhdim do të jenë kaq të qeta,”- u shpreh Ben Andoni.

Analisti u shpreh më tej se shumica e fakteve te çështja e Toyota Yaris nuk mund të jenë rastësi e përtej kësaj, edhe e kaluara e Bashës do i sjellë atij probleme.

“Në momentin që po flasim, ai ka marrë dy komisione që i quan si avantazh, por mos të harrojmë që lëshimet që ka bërë në investimet territorial, e ka katandisur PD kështu siç është. Zoti Basha është një shitës dhe blerës i kaosit shqiptar. Nga ana tjetër I dalin probleme me ligjin. Shumica e fakteve nuk mund të jenë rastësi tek çështja e ‘Toyota Yaris’ dhe jo vetëm ky rast, por edhe e kaluara e Bashës do I sjellë probleme. Mendoj se më shumë për të ardhmen e politikës duhet të mendoj Basha sesa Berisha,”- tha Andoni.

Andoni u shpreh se kambana e Bashës nuk dëgjohet as në fshatin e tij. Sipas analistit, propozimet e kreut të opozitës për vettingun, bien ndesh me egon e tij I cili ka humbur 3 herë rresht. Më tej Andoni u shpreh se Shqipëria ka nevojë të kalojë në një stad tjetër republike.

“Kambana e Bashës nuk dëgjohet as në fshatin e vetë. Basha më duket si Shvejku. Basha është një Shvejk modern i historisë së Shqipërisë. Propozimet për vettingun dhe të gjitha ndryshimet që thotë, të gjitha bien ndesh me egon e tij qe ka humbur 3 herë dhe nuk ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë që opozita ka nevojë që ky njëri të krijojë një identitet, pas 8 janarit. Shqipëria ka nevojë të kalojë në një stad tjetër republike, një fillim I dhimbshëm por të paktën bëjmë sakrificën me reformën në drejtësi,”- tha analisti Ben Andoni.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?